KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Ο Τραμπ απέλυσε την εκπρόσωπο του Λευκού Οίκου μετά από μόλις πέντε ημέρες ανάληψης καθηκόντων

Κέιτι Ζαχαρία

Katie Zacharia është shkarkuar nga pozita e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, vetëm pesë ditë pasi mori detyrën, raporton CNN. 

Fillimi i mandatit të saj ishte i përshkuar me kritika. Konferenca e parë për media, të cilën e mbajti të martën, u kritikua për kohëzgjatjen e shkurtër dhe numrin e vogël të pyetjeve të lejuara nga gazetarët.

Zacharia u përball gjithashtu me pyetje lidhur me kualifikimet e saj juridike, pasi pranoi se kishte dështuar në provimin e jurisprudencës në Kaliforni. Për vite me radhë, ajo kishte punuar si komentatore politike konservatore dhe në fushën e komunikimit.

Ishte kërkuar hetim lidhur me dyshimet se ajo kishte paraqitur në mënyrë të pasaktë përvojën e saj juridike.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha gazetarëve të premten në mëngjes se e kishte këshilluar Zacharian ta rishqyrtonte rolin e saj, duke shtuar se ajo nuk kishte nevojë për këtë pozitë. Disa orë më vonë, CNN-i raportoi se Trumpi veçse e ka shkarkuar. 

Zacharia ishte propozuar për këtë detyrë më 9 tetor, pas largimit të Karoline Leavitt nga administrata në fund të gushtit. Ajo e mori zyrtarisht detyrën të hënën, por qëndrimi i saj në këtë pozitë përfundoi pas vetëm pesë ditësh.