KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Τραμπ: Δεν μετανιώνω για τον πόλεμο με το Ιράν

Ντόναλντ Τραμπ

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka thënë se nuk pendohet për vendimin për të hyrë në luftë me Iranin, pavarësisht ndikimit që konflikti mund të ketë në zgjedhjet e mesmandatit që mbahen në nëntor.

“Unë nuk besoj te fjala ‘pendesë’. Gjithmonë mund ta vësh pak në dyshim veten”, ka theksuar Trump, kur në një intervistë për Fox News, është pyetur nëse ishte penduar për luftën me Iranin për shkak të ndikimit që ajo mund të ketë në zgjedhje, raporton Reuters.

“Nëse do të më duhej ta bëja përsëri, do të veproja saktësisht siç veprova”, ka deklaruar Trump. 

Trump ka hedhur poshtë sugjerimet se disa prej mbështetësve të tij janë të shqetësuar dhe të demoralizuar për shkak të luftës.

“Nuk mendoj se janë të demoralizuar. Mendoj se janë shumë krenarë për faktin që nuk po e lejoj Iranin të ketë armë bërthamore”, ka thënë presidenti amerikan. 

Trump ka përsëritur qëndrimin e tij se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesmandatit.