---
description: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nëse do ta pranojnë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për armëpushim me Ukrainën do të
title: Stoltenberg i përgjigjet Putinit për propozimin për armëpushim në Ukrainë
image: https://resources.koha.net/images/2024/June/14/f0bcadee-da59-4493-8680-fbd4b175aa4b.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Stoltenberg: Propozimi i Putinit për armëpushim i përmbush qëllimet e Rusisë

![Jens Stoltenberg](https://resources.koha.net/images/2024/June/14/f0bcadee-da59-4493-8680-fbd4b175aa4b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 14 qershor 2024 16:47
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 14 qershor 2024 16:47
- Shpërndaje në:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nëse do ta pranojnë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për armëpushim me Ukrainën do të thotë se Moska do të përmbushë qëllimet e saj të luftës.

“Ky është propozim që në fakt do të thotë se Rusia do të arrijë qëllimet e saj të luftës duke pritur që Ukraina të heqë dorë dukshëm nga më shumë tokë sesa Rusia ka mundur të pushtojë deri më tani. Pra, ky nuk është propozim paqeje”, ka thënë ai pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Shefi i NATO-s ka thënë vazhdimisht se aleanca nuk mund të vendosë për Ukrainën mbi kushtet e armëpushimit.

Presidenti rus Vladimir Putin, në një takim me diplomatë të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse në Moskë, ka thënë se Rusia është e gatshme të fillojë negociatat me Ukrainën në çdo kohë, por me një kusht.

Putin ka thënë se Rusia do të nisë bisedimet e paqes nëse Ukraina braktis ambiciet për anëtarësim në NATO dhe tërheq forcat nga katër rajone të Ukrainës që pretendohen nga Moska.

**LEXO EDHE:**

[#jens stoltenberg](https://www.koha.net/tag/jens-stoltenberg) [#nato](https://www.koha.net/tag/nato) [#rusia](https://www.koha.net/tag/rusia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Pikëpyetjet e Putinit për marrëveshjen e paqes](https://resources.koha.net/images/2025/March/18/b73c34a0-8977-4513-bf31-f3a3eccdaf3a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 mar 2025 Pikëpyetjet e Putinit për marrëveshjen e paqes](https://www.koha.net/bote/pikepyetjet-e-putinit-per-marreveshjen-e-paqes)
- [![Putini me pikëpyetje i thotë “po” armëpushimit](https://resources.koha.net/images/2025/March/13/92088075-a9a6-4e61-a0dc-6a0ebfff6da0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 13 mar 2025 Putini me pikëpyetje i thotë “po” armëpushimit](https://www.koha.net/bote/putini-me-pikepyetje-i-thote-po-armepushimit)
- [![Trump: Përgjigje premtuese e Putinit për armëpushim](https://resources.koha.net/images/2025/March/13/80976172-e3c0-4604-9b70-81fd0aeae1a1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 13 mar 2025 Trump: Përgjigje premtuese e Putinit për armëpushim](https://www.koha.net/bote/trump-i-pergjigjet-putinit-per-deklaraten-rreth-armepushimit)
- [![Putini “pajtohet” me propozimin amerikan për armëpushim](https://resources.koha.net/images/2025/March/13/d3b16201-658b-4ab0-bb02-44809eac5643.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 13 mar 2025 Putini “pajtohet” me propozimin amerikan për armëpushim](https://www.koha.net/bote/putini-pajtohet-me-propozimin-amerikan-per-armepushim)
- [![Shefi i NATO-s dëshiron ta shohë Ukrainën në një pozitë të mirë para bisedimeve të paqes](https://resources.koha.net/images/2024/December/04/d81654ee-dd6c-4b68-b673-68a54f771406.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 dhj 2024 Shefi i NATO-s dëshiron ta shohë Ukrainën në një pozitë të mirë para bisedimeve të paqes](https://www.koha.net/bote/shefi-i-nato-s-deshiron-ta-shoh-ukrainen-ne-nje-pozite-te-mire-para-bisedimeve-te-paqes)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Jakaj: PDK-ja kalkuloi me afate në Deklaratë, sepse do t’i duhej ta votonte presidentin](https://www.koha.net/arberi/jakaj-pdk-ja-kalkuloi-me-afate-ne-deklarate-sepse-do-ti-duhej-ta-votonte-presidentin)

[Futboll.]() [Tifozët e Turqisë kërkojnë largimin e Vincenzo Montellës](https://www.koha.net/futboll/tifozet-e-turqise-kerkojne-largimin-e-vincenzo-montelles)

[Futboll.]() [Supergoli i Olises ia siguron Francës fitoren e dytë](https://www.koha.net/futboll/supergoli-i-olises-ia-siguron-frances-fitoren-e-dyte)

[Futboll.]() [Zeneli titullar në fitoren e dytë të Suedisë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-titullar-ne-fitoren-e-dyte-te-suedise)

[Futboll.]() [Bosnjë-Hercegovina e mposht thellë Rumaninë në Bukuresht](https://www.koha.net/futboll/bosnje-hercegovina-e-mposht-thelle-rumanine-ne-bukuresht)

[Showbiz.]() [Rita Ora kalon testin e vozitjes](https://www.koha.net/showbiz/rita-ora-kalon-testin-e-vozitjes)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Stoltenberg i përgjigjet Putinit për propozimin për armëpushim në Ukrainë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/stoltenberg-propozimi-i-putinit-per-armepushim-i-permbush-qellimet-e-rusise","datePublished":"2024-06-14T16:47:22+02:00","dateModified":"2026-07-11T02:10:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":213,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nëse do ta pranojnë propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për armëpushim me Ukrainën do të","url":"https://www.koha.net/bote/stoltenberg-propozimi-i-putinit-per-armepushim-i-permbush-qellimet-e-rusise","keywords":"jens stoltenberg, nato, rusia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/June/14/f0bcadee-da59-4493-8680-fbd4b175aa4b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
