KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Βρετανός υπήκοος συνελήφθη σε σχέση με περιστατικό κοντά στη βάση της RAF στο Φέρφορντ

Βρετανοί

Një shtetas britanik 22-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste, në lidhje me një incident pranë bazës ajrore RAF Fairford, raporton BBC. 

Policia kundër terrorizmit tha se i riu u arrestua të martën në Westminster të Londrës, si pjesë e hetimeve për incidentin e muajit të kaluar pranë bazës në Gloucestershire.

Ky është personi i shtatë i arrestuar në lidhje me rastin. Gjashtë personat e tjerë janë liruar me kusht, në pritje të hetimeve.

Policia shpalli situatën si incident madhor dhe evakuoi dhjetëra banesa, pasi u njoftua për tre automjete të dyshimta pranë bazës ajrore.

Koordinatorja kombëtare për luftën kundër terrorizmit, Vicki Evans, tha se hetimi vazhdon dhe se policia po ndjek disa pista.

Pesë burra të tjerë ishin arrestuar më 27 shtator pranë bazës, por më pas u liruan me kusht nga policia.

Ndërsa më 1 tetor, në Westminster u arrestua edhe një 25-vjeçar me shtetësi të dyfishtë iraniane dhe britanike. Edhe ai u lirua më vonë me kusht.