KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Οι ΗΠΑ επιβάλλουν κυρώσεις στο ΔΠΔ, λίγο μετά την απονομή του Νόμπελ Ειρήνης σε πρώην δικαστή, του βραβείου Νόμπελ Ειρήνης.

Ντόναλντ Τραμπ

Φωτογραφία: Associated Press

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale si pjesë të përpjekjeve për ta shpërbërë këtë gjykatë, për shkak të hetimeve ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj, përfshirë Izraelin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, shpalosi sanksionet të premten, pak pasi çmimi Nobel për Paqe iu nda Navi Pillayt, ish-gjyqtares së kësaj gjykate dhe gjykatave të tjera ndërkombëtare. Trumpi e pati kërkuar çmimin për vete.

“Ne do të ndalojmë transaksionet me këtë gjykatë mashtruese, duke ndërprerë burimet e tyre dhe duke paralizuar kapacitetet e saj për të vepruar kundër nesh”, ka thënë Rubio në një video-adresim të postuar në mediat sociale.

Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan nuk i nënshtrohen juridiksionit të kësaj Gjykate “të rreme”.

Sanksionet ia shkëpusin gjykatës shërbimet financiare dhe teknologjike me bazë në SHBA, por edhe përdorimin e dollarit amerikan. Ato po ashtu përcaktojnë një afat gjashtëmujor që kompanitë dhe individët amerikanë, që kanë marrëdhënie biznesi me gjykatën, t’i mbyllin aktivitetet.

Rubio ka shtuar se si republikanët ashtu edhe demokratët kanë rezerva të thella në lidhje me gjykatën, e cila u krijua për të ndjekur penalisht krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që nuk do të trajtoheshin nga palët e përfshira. Por ai ka thënë se vetëm presidenti Trump ishte i gatshëm të vepronte kundër gjykatës.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar gjykata. Ajo e ka dënuar veprimin duke e cilësuar si hap ndaj sundimit të ligjit dhe themeleve të rendit ndërkombëtar.

“Është përpjekje për të penguar ecurinë e drejtësisë dhe për ta ndaluar gjykatën të kryejë misionin për të cilin u krijua”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Presidentja e kësaj gjykate, Tomoko Akane, ka thënë se gjykata do të vazhdojë mandatin “për hir të viktimave të panumërta të krimeve të rënda”.