KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Οι ΗΠΑ απαγορεύουν τις εισαγωγές αλκοόλ, μοτοσικλετών και άλλων προϊόντων από τον Καναδά

Ντόναλντ Τραμπ και Μαρκ Κάρνεϊ

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalesë për importin e një sërë produktesh kanadeze, përfshirë pijet alkoolike, produktet e qumështit dhe motoçikletat, në një tjetër përshkallëzim të luftës tregtare mes dy vendeve.

Në një seri urdhrash ekzekutivë të nënshkruar të martën, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Kanadaja po “diskriminon” Shtetet e Bashkuara dhe njoftoi ndalimin e importeve të këtyre produkteve, i cili do të hyjë në fuqi më 29 shtator.

Më herët të martën, kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi përmes një videoje se orientimi i Kanadasë drejt largimit nga SHBA-ja si partneri i saj më i madh tregtar “do të ketë një kosto”.

Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë kanë deklaruar se duan të arrijnë marrëveshje tregtare, por që nga fundi i gushtit, kur negociatat dështuan, nuk janë zhvilluar bisedime të reja.

Masat e reja të Shtëpisë së Bardhë janë goditja e fundit në luftën tregtare që prej muajsh po zhvillohet mes SHBA-së dhe Kanadasë. Dy vendet kanë qenë historikisht aleatë të ngushtë dhe partnerë të rëndësishëm ekonomikë për njëri-tjetrin.

Më shumë se dy të tretat e eksporteve të Kanadasë përfundojnë në tregun amerikan. Në anën tjetër, Kanadaja është partneri i dytë më i madh tregtar i SHBA-së, pas Meksikës, megjithëse eksportet amerikane janë më të diversifikuara.