---
description: Rusia nisi një breshëri dronësh dhe raketash në Ukrainë të mërkurën, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke dëmtuar ndërtesa banimi, objekte industriale dhe
title: Rusia me sulm “masiv” ndaj Ukrainës, lëshon qindra dronë dhe raketa
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/07/9c6641b8-adb8-4c56-9cf4-7365a4a39be5.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Rusia me sulm “masiv” ndaj Ukrainës, lëshon qindra dronë dhe raketa

![Ukraina](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/9c6641b8-adb8-4c56-9cf4-7365a4a39be5.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 7 tetor 2026 10:32
- Shpërndaje në:

* 7 tetor 2026 10:32
* Shpërndaje në:

Rusia nisi një breshëri dronësh dhe raketash në Ukrainë të mërkurën, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke dëmtuar ndërtesa banimi, objekte industriale dhe infrastrukturë, thanë zyrtarët ukrainas.

Dy persona u vranë në kryeqytetin Kiev, katër në qytetin verior të Pryluki dhe dy në rajonin qendror të Poltava, thanë autoritetet.

“Ukraina është goditur përsëri nga raketat ruse gjatë gjithë natës”, tha Dmytro Lubinets, komisioneri parlamentar i Ukrainës për të drejtat e njeriut, në Telegram. “Një tjetër natë pa gjumë, një tjetër akt terrori, pas të cilit njerëzit ende duhet të planifikojnë ditën e tyre të punës pavarësisht gjithçkaje”.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se Rusia sulmoi me 130 dronë, 48 raketa lundrimi dhe gjithashtu raketa balistike, nga të cilat u rrëzuan 161.

Sipas autoriteteve ukrainase, Kievi dhe Poltava në Ukrainën qendrore, rajoni juglindor i Dnipropetrovskut dhe Kharkivit në verilindje ishin në qendër të sulmeve ruse.

[Edhe ![Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë](https://resources.koha.net/images/2026/September/01/41d658ec-5928-4cb4-b204-5b6ee04a6553.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 sht 2026 Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë](https://www.koha.net/bote/rusia-sulmon-me-drone-ukrainen-te-pakten-12-te-vrare)

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin kryer një “sulm masiv” ndaj objekteve ushtarako-industriale në Kiev dhe rajone të tjera të Ukrainës, duke përdorur armë me precizitet të lartë nga toka, deti dhe ajri, si dhe dronë.

Ajo tha se objektivat përfshinin vendet ku kompania ukrainase e mbrojtjes “Fire Point” prodhon dhe ruan raketat Flamingo dhe dronë me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi në Kiev, si dhe rajonet e saj, Çernihiv, Kirovohrad, Dnipropetrovsk, Poltava dhe Kharkiv.

[#Ukraina](https://www.koha.net/tag/ukraina) [#Rusia](https://www.koha.net/tag/rusia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rusia sulmon Kievin dhe rajonet përreth, të paktën 12 të vdekur](https://resources.koha.net/images/2025/August/28/71c80d14-b50b-4c9a-9827-b25213012784.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 gus 2026 Rusia sulmon Kievin dhe rajonet përreth, të paktën 12 të vdekur](https://www.koha.net/bote/rusia-sulmon-kievin-dhe-rajonet-perreth-te-pakten-tete-te-vdekur)
- [![Ukraina sulmon Rusinë me qindra dronë, të paktën gjashtë të vdekur](https://resources.koha.net/images/2026/August/16/21bad895-4718-4ef2-a59f-30536f0ea2ea.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 gus 2026 Ukraina sulmon Rusinë me qindra dronë, të paktën gjashtë të vdekur](https://www.koha.net/bote/ukraina-sulmon-rusine-me-qindra-drone-te-pakten-gjashte-te-vdekur)
- [![Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës](https://resources.koha.net/images/2025/August/28/71c80d14-b50b-4c9a-9827-b25213012784.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 kor 2026 Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës](https://www.koha.net/bote/rusia-nis-nje-nga-sulmet-me-te-medha-me-raketa-balistike-ndaj-ukraines)
- [![Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev](https://resources.koha.net/images/2026/July/02/83c7647d-5028-4535-ba1f-c8fbc02ae3ed.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 kor 2026 Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev](https://www.koha.net/bote/te-pakten-10-te-vrare-ne-sulmin-masiv-rus-ne-kiev)

[Futboll.]() [Jashari titullar ndaj Olympiacosit në mungesë të Modriqit](https://www.koha.net/futboll/jashari-titullar-ndaj-olympiacosit-ne-mungese-te-modriqit)

[Sporte të tjera.]() [Kampionia e dyfishtë olimpike i jep fund karrierës](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kampionia-e-dyfishte-olimpike-i-jep-fund-karrieres)

[Futboll.]() [Dortmundi e kërkon talentin shqiptar të Sassuolos](https://www.koha.net/futboll/dortmundi-e-kerkon-talentin-shqiptar-te-sassuolos)

[Futboll.]() [Shaqiri flet për natën emocionuese në “Anfield” ndaj Barçës](https://www.koha.net/futboll/shaqiri-flet-per-naten-emocionuese-ne-anfield-ndaj-barces)

[Futboll.]() [Huliganët e Frankfurtit dënohen me 59 vjet e 6 muaj burg](https://www.koha.net/futboll/huliganet-e-frankfurtit-denohen-me-59-vjet-e-6-muaj-burg)

[Kronikë.]() [Dogana zbulon mbi 4000 stoli argjendi në një pako postare në Aeroportin e Prishtinës](https://www.koha.net/kronike/zbulohen-mbi-4000-stoli-argjendi-ne-nje-pako-postare-ne-aeroport-shmangia-e-detyrimeve-mbi-7700-euro)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Rusia me sulm “masiv” ndaj Ukrainës, lëshon qindra dronë dhe raketa","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/rusia-me-sulm-masiv-ndaj-ukraines-leshon-qindra-drone-dhe-raketa","datePublished":"2026-10-07T10:32:30+02:00","dateModified":"2026-10-07T10:40:03+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":251,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Rusia nisi një breshëri dronësh dhe raketash në Ukrainë të mërkurën, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke dëmtuar ndërtesa banimi, objekte industriale dhe","url":"https://www.koha.net/bote/rusia-me-sulm-masiv-ndaj-ukraines-leshon-qindra-drone-dhe-raketa","keywords":"Ukraina, Rusia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/07/9c6641b8-adb8-4c56-9cf4-7365a4a39be5.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
