KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Οι αντάρτες Χούθι επιτέθηκαν σε στρατιωτικό στρατόπεδο στη νότια Υεμένη, σκοτώνοντας τουλάχιστον 20 στρατιώτες

Χούθι

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë sulmuar të hënën një kamp ushtarak të forcave qeveritare në jug të Jemenit, duke vrarë të paktën 20 ushtarë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, njoftuan dy zyrtarë ushtarakë jemenas, raporton AP.

Sipas tyre, rebelët përdorën raketa balistike për të goditur kampin ushtarak Al-Alam, në provincën Shabwah. Nga sulmi u plagosën të paktën 24 ushtarë.

Sulmi është ndër më vdekjeprurësit në valën e fundit të luftimeve, të cilat janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, në një kohë kur janë rritur tensionet në konfliktin më të gjerë mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Përshkallëzimi i përplasjeve mes rebelëve Houthi dhe forcave qeveritare, të mbështetura nga Arabia Saudite, ka rrëzuar në praktikë armëpushimin e vitit 2022, i cili kishte ndalur kryesisht luftimet në luftën civile të Jemenit.

Ndërkohë, një sulm ajror të dielën, për të cilin fajësohen forcat e udhëhequra nga Arabia Saudite, vrau të paktën nëntë persona në provincën veriore Saada, e cila kontrollohet nga rebelët. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të drejtuar nga Houthit, mes viktimave ishin pesë fëmijë dhe dy gra.

Rebelët thanë se disa sulme ajrore gjatë fundjavës vranë ose plagosën më shumë se 30 persona. Arabia Saudite nuk ka komentuar menjëherë mbi sulmin e së dielës.