---
description: Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka publikuar të premten mijëra dokumente të redaktuara gjerësisht që lidhen me financierin e ndjerë dhe të dënuarin për krim
title: Publikimi i dosjeve të Epsteinit vë në qendër Bill Clintonin, me pak referenca për Trumpin
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/20/da79eb2b-57eb-4848-b3f0-c46663b1709c.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Publikimi i dosjeve të Epsteinit vë në qendër Bill Clintonin, me pak referenca për Trumpin

![ep](https://resources.koha.net/images/2025/December/20/da79eb2b-57eb-4848-b3f0-c46663b1709c.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Blerta Haxhiu [![Blerta Haxhiu](https://resources.koha.net/authors/2024/April/29/36825967-e3a4-43ff-9baa-f56c6402a7b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/blerta-haxhiu/articles)
- 20 dhjetor 2025 12:30
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Përktheu: Blerta Haxhiu ![Blerta Haxhiu](https://resources.koha.net/authors/2024/April/29/36825967-e3a4-43ff-9baa-f56c6402a7b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 20 dhjetor 2025 12:30
- Shpërndaje në:

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka publikuar të premten mijëra dokumente të redaktuara gjerësisht që lidhen me financierin e ndjerë dhe të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Dokumentet përmbajnë shumë pak ose aspak referenca për presidentin Donald Trump, por përmendin gjerësisht ish-presidentin demokrat, Bill Clinton, raporton Reuters. 

Mungesa e referencave për Trumpin u vu re, pasi prej vitesh kanë dalë në dritë fotografi dhe dokumente të tjera që e lidhin atë me Epsteinin. Emri i Trumpit, për shembull, ishte shfaqur në listat e pasagjerëve të avionit privat të Epsteinit, të publikuara në një dosje  dokumentesh të parë nga Departamenti i Drejtësisë në muajin shkurt.

Publikimi i pjesshëm i dokumenteve u bë për ta respektuar një ligj të miratuar me shumicë dërrmuese nga Kongresi në nëntor, i cili kërkonte publikimin e të gjitha dosjeve të Epsteinit, pavarësisht përpjekjeve disa mujore të presidentit republikan për t’i mbajtur ato të mbyllura. Skandali Epstein është kthyer në një problem politik për Trump, i cili prej vitesh kishte nxitur teori konspirative për Epsteinin tek mbështetësit e tij.

Nuk është ende e qartë sa përmbajtje të re kanë këto dokumente, pasi shumë materiale të lidhura me Epsteinin janë bërë publike që pas vdekjes së tij në burg në vitin 2019, e cila u shpall zyrtarisht vetëvrasje.

[Edhe ![Publikohen videot e dëshmive të Bill Clintonit e Hillary Clintonit lidhur me Epsteinin](https://resources.koha.net/images/2026/March/02/a1684632-6663-4782-9f16-edca58da8bc2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 mar 2026 Publikohen videot e dëshmive të Bill Clintonit e Hillary Clintonit lidhur me Epsteinin](https://www.koha.net/bote/publikohen-videot-e-deshmive-te-bill-clintonit-e-hillary-clintonit-lidhur-me-epsteinin)

Shumë nga dokumentet e publikuara janë fort të censuruara; disa dosje me mbi 100 faqe janë tërësisht të nxira. Departamenti i Drejtësisë pranoi se ende po shqyrton qindra mijëra faqe të tjera për publikim të mundshëm.

Materialet e publikuara përfshijnë prova nga disa hetime mbi Epstein, si edhe fotografi të Bill Clintonit, i cili prej kohësh është kritikuar nga republikanët. Megjithatë, dokumentet duket se përmbajnë pak ose aspak fotografi apo përmendje të Trumpit, pavarësisht miqësisë së njohur publike mes të dyve në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000, përpara se marrëdhënia e tyre të prishej para dënimit të parë të Epsteinit në vitin 2008.

Donald Trump nuk është akuzuar për ndonjë shkelje ligjore dhe ka mohuar se ka pasur dijeni për krimet e Epsteinit.

 

 

[Edhe ![Akuza për mbajtje fshehtë të dokumenteve që tregojnë lidhjet Trump-Epstein](https://resources.koha.net/images/2026/February/26/bd09240e-2f3e-4461-8ee6-c2a3d37b6378.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 shk 2026 Akuza për mbajtje fshehtë të dokumenteve që tregojnë lidhjet Trump-Epstein](https://www.koha.net/bote/akuza-per-mbajtje-fshehte-te-dokumenteve-qe-tregojne-lidhjet-trump-epstein)

 

 

[#Bill Clinton](https://www.koha.net/tag/bill-clinton) [#Jeffrey Epstein](https://www.koha.net/tag/jeffrey-epstein) [#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump)

Artikuj të ngjashëm

- [![Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin](https://resources.koha.net/images/2026/February/26/5514a01c-2429-40f1-9edf-5e465c9e8f6d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 shk 2026 Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin](https://www.koha.net/bote/bill-e-hillary-clinton-nisin-sot-deshmine-lidhur-me-epsteinin)
- [![Hillary Clinton akuzon administratën Trump për mbulim të së vërtetës lidhur me dosjet e Epsteinit](https://resources.koha.net/images/2024/July/21/81d243e7-121f-4142-b5c0-6908e3068cfd.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 shk 2026 Hillary Clinton akuzon administratën Trump për mbulim të së vërtetës lidhur me dosjet e Epsteinit](https://www.koha.net/bote/hillary-clinton-akuzon-administraten-trump-per-mbulim-te-se-vertetes-lidhur-me-dosjet-e-epsteinit)
- [![Trumpi kishte thënë në vitet 2000 se të gjithë e dinin për sjelljen e Epsteinit, tregon dokumenti](https://resources.koha.net/images/2026/February/10/5a513f92-3f23-4839-9e55-f7984e01d5cc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 shk 2026 Trumpi kishte thënë në vitet 2000 se të gjithë e dinin për sjelljen e Epsteinit, tregon dokumenti](https://www.koha.net/bote/trumpi-kishte-thene-ne-vitet-2000-se-te-gjithe-e-dinin-per-sjelljen-e-epsteinit-tregon-dokumenti)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Nagavci: LVV-ja ishte kundër Speciales atëherë, është edhe sot](https://www.koha.net/arberi/nagavci-lvv-ja-ishte-kunder-speciales-atehere-eshte-edhe-sot)

[Kulturë.]() [Xhubleta nis udhëtimin edhe në pullat postare të Shqipërisë](https://www.koha.net/kulture/xhubleta-nis-udhetimin-edhe-ne-pullat-postare-te-shqiperise)

[Arbëri.]() [LDK-ja s’merr pjesë në votimin për shmangie nga procedura për ndryshim të Ligjit për Specialen](https://www.koha.net/arberi/ldk-ja-smerr-pjese-ne-votimin-per-shmangie-nga-procedura-per-ndryshim-te-ligjit-per-specialen)

[Arbëri.]() [Nis seanca, Kuvendi shqyrton në parim ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://www.koha.net/arberi/nis-seanca-kuvendi-shqyrton-ne-parim-ndryshimin-e-ligjit-per-specialen)

[Arbëri.]() [Drafti i plotë Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Specialen](https://www.koha.net/arberi/drafti-i-plote-projektligjit-per-ndryshimin-e-ligjit-per-sepcialen)

[Botë.]() [Spanja shpall zgjedhje të parakohshme, Sanchez kërkon mandat të ri](https://www.koha.net/bote/spanja-shpall-zgjedhje-te-parakohshme-sanchez-kerkon-mandat-te-ri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Publikimi i dosjeve të Epsteinit vë në qendër Bill Clintonin, me pak referenca për Trumpin","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/publikimi-i-dosjeve-te-epsteinit-ve-ne-qender-bill-clintonin-me-pak-referenca-per-trumpin","datePublished":"2025-12-20T12:30:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T05:30:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":380,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka publikuar të premten mijëra dokumente të redaktuara gjerësisht që lidhen me financierin e ndjerë dhe të dënuarin për krim","url":"https://www.koha.net/bote/publikimi-i-dosjeve-te-epsteinit-ve-ne-qender-bill-clintonin-me-pak-referenca-per-trumpin","keywords":"Bill Clinton, Jeffrey Epstein, Donald Trump","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/20/da79eb2b-57eb-4848-b3f0-c46663b1709c.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
