KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Η τουρκική αστυνομία συλλαμβάνει δεκάδες άτομα σε εφόδους κατά των ΛΟΑΤΚΙ+

Τουρκία

Φωτογραφία: Associated Press

Policia në Turqi ka arrestuar 47 persona gjatë një serie bastisjesh në bare homoseksualësh dhe në banesat e aktivistëve LGBTQ+, kanë njoftuar zyrtarët të dielën.

Bastisjet jan zhvilluar gjatë fundjavës në 12 provinca, si pjesë e një fushate të quajtur “Familja ime është e sigurt”, për të cilën qeveria turke thotë se synon mbrojtjen e vlerave familjare.

Një nga objektivat e operacionit ishte organizata LGBTQ+ Kaos GL.

Martesat mes personave të të njëjtës gjini nuk njihen në Turqi, ndërsa presioni ndaj çifteve homoseksuale është në rritje. Organizatat për të drejtat e njeriut në Turqi e kanë akuzuar qeverinë se po e përdor këtë fushatë për të goditur komunitetin LGBTQ+.

Sipas zyrës së prokurorit të Stambollit, gjatë bastisjeve janë arrestuar 26 persona dhe janë sekuestruar drogë, pajisje digjitale, alkool i kontrabanduar dhe një armë zjarri.

Në një deklaratë të veçantë, zyra e prokurorit të Ankarasë ka thënë se 21 persona të tjerë ishin arrestuar në kuadër të një hetimi ndaj Kaos GL.

Organizata ka thënë se ishin arrestuar 50 aktivistë, më shumë se 10 prej tyre pas bastisjeve të policisë në banesat e tyre.

Ajo ka thënë gjithashtu se autoritetet kishin bllokuar disa faqe interneti dhe llogari në rrjetet sociale të lidhura me organizatat LGBTQ+.

Sipas organizatës, autoritetet e kanë akuzuar Kaos GL për publikimin e përmbajtjeve “të pahijshme” në internet, të cilat janë të qasshme edhe për fëmijët, dhe kanë kërkuar mbylljen e llogarisë së Kaos GL në X, si dhe të rreth 15 organizatave të tjera LGBTQ+.

Marrëdhëniet mes personave të të njëjtës gjini nuk përbëjnë vepër penale në Turqi, por homofobia është e përhapur. Presidenti Recep Tayyip Erdogan i ka përshkruar personat LGBTQ+ si “perversë” dhe i ka fajësuar për rënien e natalitetit.

Në kuadër të fushatës “Familja ime është e sigurt”, ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, ka thënë se procedurat ligjore kanë nisur ndaj më shumë se 160 personave, si dhe ndaj një numri organizatash dhe kompanish në të gjithë vendin.

Gurlek nuk ka thënë se sa persona ishin arrestuar, por ka deklaruar se bastisjet janë zhvilluar në kuadër të fushatës “Dekada e Familjes”.

Megjithatë, Shoqata Turke për të Drejtat e Njeriut ka thënë se qeveria turke vitet e fundit e ka përdorur këtë fushatë për të goditur komunitetin LGBTQ+.