KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Το ουγγρικό κοινοβούλιο άρει την ασυλία του πρωθυπουργού της Ουγγαρίας

Peter Magyar

Φωτογραφία: Associated Press

Parlamenti i Hungarisë ka votuar të hënën për heqjen e imunitetit parlamentar të tre deputetëve, përfshirë kryeministrin Peter Magyar, në përgjigje të kërkesave të prokurorëve që synojnë të thellojnë hetimet penale në vazhdim.

Prokurorët po hetojnë Magyarin nën dyshimin për vjedhje, pasi dyshohet se i mori telefonin celular një burri gjatë një përleshjeje në një klub nate dhe e hodhi atë në lumin Danub në qershor të vitit 2024, gati dy vjet përpara se partia e tij të fitonte bindshëm zgjedhjet dhe të rrëzonte nga pushteti ish-kryeministrin Viktor Orban.

Para votimit, Magyar u ka kërkoi deputetëve t’ia pezullonin imunitetin, duke thënë se nuk kishte kryer asnjë krim dhe se çështja ishte pjesë e një fushate shpifëse të motivuar politikisht, të udhëhequr nga një kryeprokuror i emëruar nga qeveria e mëparshme.

“Ne mund ta shohim qartë se nga çfarë po përpiqen të na largojnë vëmendjen. Për shembull, nga fakti se e njëjta prokurori mbylli sytë ndërsa ky vend po plaçkitej për 10-15 vjet”, ka thënë Magyar.

Imuniteti për anëtarët e parlamenteve, një praktikë e zakonshme në demokracitë evropiane, synon t’i mbrojë ligjvënësit nga përndjekja politike, duke u mundësuar atyre të kryejnë detyrat e tyre dhe të shprehin lirisht opinionet pa frikën e arrestimit ose padive nga qeveria.

Qeveria e mëparshme e Hungarisë, nën drejtimin e të djathtit Orban, kishte kërkuar heqjen e imunitetit të Magyarit kur ai ishte deputet në Parlamentin Evropian, por ky institucion refuzoi në mënyrë të përsëritur ta bënte këtë.

Ligjvënësit hungarezë votuan të hënën gjithashtu për pezullimin e imunitetit të dy ish-ministrave të qeverisë së Orbanit, të cilët dyshohen veçmas për keqmenaxhim kriminal lidhur me 53.6 milionë dollarë në fonde publike, si dhe për pranimin e më shumë se 37.2 milionë dollarë në ryshfete dhe pagesa të paligjshme.

Çështjet përfshijnë disa nga zyrtarët e rangut më të lartë të qeverisë së Orbanit, të përfshirë në krime që tani po hetohen nën administratën e Magyarit, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të zbuluar atë që qeveria e përshkruan si vite të tëra mashtrimi masiv dhe vjedhjeje të fondeve publike nën drejtimin e Orbanit.