KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Χωρίς ρεύμα, χωρίς νερό, χωρίς καύσιμα - Οι ουκρανικές επιθέσεις φέρνουν σκοτάδι στο καλοκαίρι της Κριμαίας

Κριμαία

Intervistat me banorët e Krimesë së kontrolluar nga Rusia tregojnë për zhgënjim ndaj Moskës, ndërsa fushata ukrainase për izolimin e saj po ndikon negativisht në jetën e përditshme.

Së pari, pushuan së ardhuri turistët. Ndërsa dronët dhe raketat ukrainase godisnin Krimenë gjatë gjithë pranverës dhe në verë, turistët rusë nisën të anulonin rezervimet në bujtinën e vogël në Jevpatoria, një qytet turistik në bregun e Detit të Zi në gadishull, që e drejton Marina.

Më pas, karburanti u bë i rrallë, duke e bërë më të vështirë furnizimin e biznesit me ushqime dhe mallra të tjera të domosdoshme. Tani, energjia elektrike dhe uji ndërpriten për pjesën më të madhe të ditës, pikërisht në kohën kur ka nisur vapa e verës.

“Për 12 vjet na thanë se Krimeja ishte 100% e mbrojtur”, tha Marina, duke iu referuar premtimeve që zyrtarët rusë kanë bërë që kur e morën gadishullin nga Ukraina në vitin 2014. “Dhe pastaj, brenda një muaji, na kthyen në Epokën e Gurit, pa energji elektrike, pa ujë, pa karburant”, shtoi ajo.

Që nga fillimi i këtij viti, Kievi ka ndërmarrë fushatën e tij më të madhe dhe të vazhdueshme ajrore kundër Krimesë, duke e goditur si gadishullin, ashtu edhe lidhjet tokësore dhe detare të transportit që e lidhin atë me Rusinë. Jeta e përditshme e banorëve është prekur në një shkallë të paprecedentë që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

Krimeja ishte rajoni i parë nën kontrollin rus që përjetoi mungesa të rënda të karburantit për automjete, mungesa që më pas u përhapën edhe në pjesë të tjera të Rusisë. Autoritetet e vendosura nga Kremlini shpallën muajin e kaluar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndaluan përkohësisht shitjen e karburantit për drejtuesit privatë të automjeteve, në përpjekje për të ruajtur rezervat për ushtrinë dhe shërbimet e emergjencës.

επίσης Η Ευρώπη στις φλόγες Ο ΚΟΣΜΟΣ 30 λεπτά. πριν Η Ευρώπη στις φλόγες

Por, ndërsa dronët ukrainas nisën të godasin gjithnjë e më shpesh infrastrukturën energjetike të gadishullit, kriza shpejt shkoi përtej mungesës së benzinës. Sipas një analize të gazetës The Guardian, më shumë se 70% e rreth 2.5 milionë banorëve të Krimesë kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa shumë prej tyre kanë kaluar tashmë disa ditë rresht pa energji elektrike dhe pa ujë.

Intervistat me dhjetëra banorë në mbarë Krimenë tregojnë një ndjenjë gjithnjë e më të madhe braktisjeje dhe zhgënjimi ndaj autoriteteve të vendosura nga Rusia, por edhe ndaj Moskës, ndërsa Kievi përpiqet ta shndërrojë gadishullin “në një ishull”, duke ndërprerë lidhjet e saj tokësore, detare dhe logjistike me Rusinë.

Festivalet, kampet verore dhe aktivitetet në plazhe, që dikur e mbushnin sezonin turistik të Krimesë, janë anuluar. Në vend të tyre kanë mbetur radhët e gjata për karburant dhe kërkimi i përditshëm për një vend ku mund të bëjnë dush ose të karikojnë telefonin.

“Po mbijetojmë, nuk po jetojmë”, tha një banor.

Aleksei, një banor vendas i Krimesë që e mbështeti aneksimin rus të gadishullit në vitin 2014, thotë se restoranti i tij ka qenë pothuajse bosh këtë verë, pasi turistët kanë qëndruar larg, ndërsa mungesat dhe ndërprerjet e rrugëve të furnizimit e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e produkteve të freskëta nga jashtë gadishullit.

“Autoritetet vazhdonin të këmbëngulnin se Krimeja ishte gati për çdo gjë. Fjalë për fjalë, për çdo gjë. Doli se autoritetet nuk ishin përgatitur për skenarin më të keq”, thotë ai. “Njerëzit po kërkojnë karburant sikur të ishte filmi ‘The Hunger Games’”.

Ashtu si të tjerët që folën për The Guardian, Aleksei kërkoi që mbiemri i tij të mos publikohet për arsye sigurie.

Krimeja është shtëpia e një prej aparateve më të përhapura dhe represive të sigurisë në Rusi, gjë që ka bërë që shumë njerëz të kenë frikë të flasin hapur. Shprehjet publike të pakënaqësisë janë të rralla.

Megjithatë, komentet nën postimet e zyrtarëve në rrjetet sociale janë mbushur me lutje për ndihmë nga njerëz që thonë se nuk mund të kontaktojnë të afërmit, nuk mund të blejnë ushqime ose se nuk po përballojnë dot ndërprerjet e gjata të energjisë.

“Belogorsku ka mbetur pa energji elektrike për më shumë se 70 orë dhe gjithçka që marrim janë premtimet”, thuhej në një nga dhjetëra komentet drejtuar kreut të Krimesë të vendosur nga Rusia, Sergei Aksyonov.

Grupet lokale në Telegram janë shndërruar në udhëzues improvizues për mbijetesë, ku banorët ndajnë informacione se ku ka mbërritur karburanti, vendosin alarme për orët e vona të natës kur lëshohen kuponët, shpërndajnë harta me radhët më të shkurtra dhe informojnë njëri-tjetrin se cilat lagje kanë ende energji elektrike ose ujë.

Territor strategjik për Kremlinin

Qëkur u pushtua nga Rusia në vitin 2014, në mes të trazirave të Revolucionit të Maidanit në Ukrainë, i cili rrëzoi presidentin pro-rus të vendit, Krimeja është shndërruar në një nga territoret më të rëndësishme strategjike për Kremlinin.

Në vitin 2022, ajo u bë baza kryesore për pushtimin e Ukrainës jugore, ku forcat ruse përparuan shumë më shpejt sesa gjatë ofensivës së tyre të pasuksesshme drejt Kievit. Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, infrastruktura ushtarake e Krimesë është përdorur për sulme ajrore dhe mbështetje të operacioneve në front. Moska ka inkurajuar gjithashtu qindra mijëra rusë të vendosen në gadishull.

Aneksimi i vitit 2014, i një rajoni që për shumë rusë konsiderohet një destinacion i dëshirueshëm me klimë të ngrohtë dhe plazhe, bëri që popullariteti i presidentit rus, Vladimir Putin të rritej ndjeshëm. Për vite me radhë, festimet vjetore që shënonin “rikthimin” e Krimesë janë përdorur si demonstrime të organizuara të fuqisë ushtarake ruse dhe të ringjalljes së krenarisë kombëtare.

επίσης Οι νέοι δασμοί του Τραμπ «θα μπορούσαν να επιβιώσουν» από τα δικαστήρια Ο ΚΟΣΜΟΣ 9 ο. πριν Οι νέοι δασμοί του Τραμπ «θα μπορούσαν να επιβιώσουν» από τα δικαστήρια

Duke goditur Krimenë, të cilën Kremlini e ka paraqitur prej kohësh si xhevahirin e kurorës së sundimit të Putinit, Ukraina shpreson të forcojë pozitat e saj në çdo negociatë të ardhshme për paqen, thotë Rob Lee, analist ushtarak dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin për Kërkime të Politikës së Jashtme.

“Ukraina ka më shumë ndikim në negociatat e ardhshme sesa kishte më parë, sepse tani mund të godasë me besueshmëri pothuajse çdo objektiv në Krime”, thotë Lee.

Ukraina i ka përqendruar sulmet në rrugët kryesore të transportit që furnizojnë Krimenë, veçanërisht autostradën Novorossiya, një korridor kyç logjistik që lidh gadishullin me rajonin rus të Rostovit përmes qyteteve të pushtuara Melitopol dhe Mariupol.

Sipas një analize të pamjeve të verifikuara të sulmeve, nga analisti francez i inteligjencës me burime të hapura, Clement Molin, forcat ukrainase goditën më shumë se 240 kamionë ushtarakë rusë vetëm gjatë javës së parë të korrikut.

Së fundmi, Ukraina ka përshkallëzuar fushatën e saj kundër anijeve ruse në Detin Azov. Gjatë javës së fundit, ushtria ukrainase ka thënë se ka goditur 90 mjete lundruese që Rusia i përdorte për të furnizuar gadishullin e pushtuar.

Në një intervistë të fundit me gazetarin e pavarur rus Dmitry Kolezev, një gjeneral rus, i cili nuk u identifikua me emër, tha se sukseset e fundit të Ukrainës janë pjesërisht rezultat i faktit që Moska ka zhvendosur burime nga mbrojtja e Krimesë drejt ofensivës së saj në Donbas.

Sipas tij, ndërsa udhëheqja ushtarake është e përqendruar në marrjen e pjesëve të mbetura të Donbasit, Krimeja ka rënë në vendin e “tretë ose të katërt” në listën e prioriteteve të Rusisë.

Rob Lee thotë se Ukraina ka arritur të prodhojë një numër të madh dronësh me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për Rusinë të mbrohet nga të gjithë.

“Kostoja e këtyre dronëve është mjaft e ulët, ndaj nuk është tepër e kushtueshme për Ukrainën të vazhdojë t’i kryejë këto sulme”, tha ai.

Analistët ushtarakë në të dyja palët besojnë se Ukraina në javët e ardhshme ka të ngjarë të intensifikojë fushatën e saj kundër Urës së Kerçit, e cila u hap në vitin 2018 për të lidhur Krimenë me Rusinë, me synimin për të thelluar mungesat në gadishull.

Shtysë për Ukrainën

Sukseset në izolimin e Krimesë i kanë dhënë Ukrainës një shtysë shumë të nevojshme morale, në një kohë kur forcat ruse vazhdojnë të shënojnë përparime të ngadalta, por të qëndrueshme në fushën e betejës, duke arritur së fundmi pranë marrjes së qytetit strategjik Kostiantynivka në lindje të Ukrainës.

Për Moskën, kriza në gadishull është një siklet që nuk mund ta fshehë dhe as ta zgjidhë lehtë. Në vend të kësaj, Kremlini është përpjekur ta minimizojë situatën.

Gjatë një takimi me zyrtarë të lartë javën e kaluar, Putini udhëzoi qeverinë që urgjentisht t’u sigurojë subvencione Krimesë dhe Sevastopolit për të financuar blerjen e karburantit dhe për të ulur çmimet e benzinës në gadishull.

“Këto janë probleme të përkohshme”, tha ai.

επίσης Το ΔΠΔ απέλυσε τον γενικό εισαγγελέα μετά από ισχυρισμούς για σεξουαλική παρενόχληση, ο οποίος ήταν επίσης δικηγόρος του Λιμάι Ο ΚΟΣΜΟΣ 10 ο. πριν Το ΔΠΔ απέλυσε τον γενικό εισαγγελέα μετά από ισχυρισμούς για σεξουαλική παρενόχληση, ο οποίος ήταν επίσης δικηγόρος του Λιμάι

Por në Krime, shumë banorë thanë se garancionet e Kremlinit vetëm sa e kanë thelluar zhgënjimin e tyre.

“Na thonë vazhdimisht se këto janë vetëm probleme të përkohshme”, tha Dmitry, një student universitar. “Ne kemi javë të tëra që jetojmë kështu. Kjo nuk është jetë normale dhe nuk mund të vazhdojë edhe për shumë gjatë”.