KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Χιλιάδες άνθρωποι εκκενώθηκαν στην Μπανγκόκ λόγω πλημμυρών

ΜΠΑΝΓΚΟΚ

Reshjet e shiut u lehtësuan në kryeqytetin e Tajlandës të dielën, por përmbytjet vazhduan në disa zona të ulëta, duke detyruar mijëra njerëz të zhvendosen në strehimore të përkohshme. Të paktën tetë persona janë raportuar të vdekur gjatë 10 ditëve të fundit në mbarë vendin.

Ditët me reshje të pandërprera kanë shkaktuar përmbytje gjithandej vendit dhe ndërprerje të mëdha në Bangkok, duke ndikuar në trafik dhe biznese, ndërsa sasia e akumuluar e reshjeve ka kaluar 30 centimetra në shumë zona.

Departamenti Meteorologjik i Tajlandës tha se reshje të dendura priteshin ende të dielën në disa pjesë të vendit, por kushtet pritej të përmirësoheshin deri të hënën, shkruan AP.

Qyteti ka ngritur më shumë se 200 strehimore të përkohshme dhe rreth 3.000 persona ndodheshin ende në to të dielën. Zyrtarët thanë se 31 rrugë vazhdonin të ishin të prekura nga ujërat e përmbytjeve.

Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, tha se reshjet në kryeqytet janë pakësuar dhe se zyrtarët e qytetit po punonin për të larguar ujin sa më shpejt të ishte e mundur. Ai paralajmëroi se nivelet e ujit në kanalet kryesore të qytetit mbeteshin të larta, ndërsa në disa prej tyre vazhdonin të rriteshin, pasi uji vazhdonte të vinte nga zonat përreth.

Disa zona të ulëta, veçanërisht në periferi, vazhdonin të ishin të zhytura nën ujë dhe shumë komunitete u detyruan të evakuoheshin, tha Chadchart.

Më shumë se 545,000 njerëz në 25 provinca të tjera janë prekur nga përmbytjet deri të dielën, veçanërisht në rajonet qendrore dhe lindore, sipas Departamentit për Parandalimin dhe Zbutjen e Fatkeqësive.