Luigi Mangione është deklaruar fajtor të premten mbi akuzat për vrasjen e shefit të kompanisë së sigurimeve shëndetësore “United Healthcare”, Brian Thompson më 2024 në New York.
28-vjeçari Mangione ka thënë se madje ka mbledhur informacione për ngjarjen që po zhvillohej atë kohë, duke kontaktuar paraprakisht kompaninë e sigurimeve shëndetësore nën maskën e të qenit investitor nga një firmë multimiliardë dollarëshe.
“Në mëngjesin e 4 dhjetorit 2024, e qëllova zotëri Thompsonin në Manhattan dhe ai vdiq”, ka thënë Mangione para gjykatës.
Vendimi ndaj Mangiones është caktuar për 18 dhjetor në një gjykatë federale. Ai pritet të dënohet me burgim të përjetshëm.
Sipas të dhënave të kompanisë së sigurimeve, Mangione nuk ishte kurrë klient i saj.
επίσης
Αποσύρθηκαν οι κατηγορίες για τρομοκρατία εναντίον του Λουίτζι Μανγκιόνε
Vrasja pati shokuar botën. Atë kohë pos klipit të vrasjes, bujë pati bërë arratisja e Mangiones. Vrasësi ishte arrestuar pesë ditë pas aktit, rreth 370 kilometra larg vendit të ngjarjes. Ishte hasur në Pensilvani.
Sipas shkrimeve në ditarin personal, Mangione ishte shprehur i frustruar me industrinë e sigurimeve shëndetësore.
-
Η δολοφονία του Τσάρλι Κερκ - μια εθνική τραγωδία σε μια πολωμένη Αμερική
-
Πυρκαγιά στη Δυτική Γερμανία, φόβοι για έκρηξη πυρομαχικών που έχουν απομείνει από τον Β' Παγκόσμιο Πόλεμο
-
Δύο δεξαμενόπλοια των ΗΑΕ δέχτηκαν επίθεση από drones στο Στενό του Ορμούζ
-
Οκτώ νεκροί από τις σφοδρές βροχοπτώσεις στην Ιαπωνία