KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Το Λούβρο και άλλα διάσημα μουσεία στο Παρίσι είναι κλειστά το Σάββατο λόγω φόβων για βίαιες διαδηλώσεις.

Κινητές γρίλιες

Muzeu i Luvrit dhe disa prej muzeve të tjerë të mëdhenj në Paris do të qëndrojnë të mbyllur të shtunën, për shkak të frikës nga shpërthimi i dhunës gjatë protestave të planifikuara. Lajmi u bë i ditur nga Ministria franceze e Kulturës, raporton AP.

Në mesin e institucioneve që do të mbyllen janë edhe Muzeu i Orsejës dhe Muzeu i Pikasos.

Protestat e së shtunës së kaluar përfunduan në përleshje dhe akte vandalizmi.

Protestuesit u vunë zjarrin disa objekteve, thyen vitrinat e dyqaneve, plaçkitën biznese dhe u përleshën me policinë.

Ministria e Kulturës u ka kërkuar të gjitha institucioneve nën përgjegjësinë e saj të marrin masat e nevojshme për ta garantuar sigurinë e vizitorëve dhe punonjësve, si dhe për t’i mbrojtur veprat e artit.

Masat kufizuese kanë ndikuar edhe në organizimin e panairit ndërkombëtar të artit bashkëkohor, Art Basel Paris.

Pas dy ditësh kur hyrja ishte e kufizuar vetëm për të ftuarit, panairi hapi dyert për publikun të premten, por vetëm për një ditë. Për shkak të rrezikut nga trazirat, organizatorët vendosën të anulojnë programin e fundjavës.

Protesta e së enjtes pasdite në Paris u zhvillua në mënyrë paqësore. Rreth së njëjtës kohë, organizatorët e Art Basel njoftuan anulimin e aktiviteteve të fundjavës.

Ndërkohë, protesta e planifikuar për të shtunën pritet të jetë shumë më e madhe.