---
description: Kremlini ka paralajmëruar të martën se vendimi i Lituanisë për të hequr ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore në territorin e saj mund të rrisë më tej tensi
title: Kremlini paralajmëron Lituaninë lidhur me heqjen e ndalimit për armët bërthamore
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/06/051b135a-e4cc-4e06-91e6-0280635e147e.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Kremlini paralajmëron Lituaninë lidhur me heqjen e ndalimit për armët bërthamore

![kremlini](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/051b135a-e4cc-4e06-91e6-0280635e147e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Blerta Haxhiu [![Blerta Haxhiu](https://resources.koha.net/authors/2024/April/29/36825967-e3a4-43ff-9baa-f56c6402a7b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/blerta-haxhiu/articles)
- 6 tetor 2026 14:20
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Blerta Haxhiu ![Blerta Haxhiu](https://resources.koha.net/authors/2024/April/29/36825967-e3a4-43ff-9baa-f56c6402a7b6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 6 tetor 2026 14:20
- Shpërndaje në:

Kremlini ka paralajmëruar të martën se vendimi i Lituanisë për të hequr ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore në territorin e saj mund të rrisë më tej tensionet në rajon.

Parlamenti i Lituanisë votoi në favor të heqjes së këtij ndalimi. Ky ishte votimi i parë dhe ndryshimi duhet të miratohet edhe një herë nga parlamenti për të hyrë në fuqi.

Duke komentuar zhvillimin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se çdo lëvizje e infrastrukturës ushtarake amerikane më pranë kufijve të Rusisë do të shihej si një hap drejt rritjes së tensioneve.

Peskov iu referua edhe propozimit të presidentit amerikan, Donald Trump për ndërtimin e një baze ushtarake amerikane në Lituani, raporton Reuters.

Ai paralajmëroi gjithashtu se vendosja e armëve bërthamore në territorin e një shteti fqinj nuk do të kontribuonte në stabilitetin dhe parashikueshmërinë në Evropë, por do të përbënte, sipas tij, një tjetër përshkallëzim të rëndësishëm të tensioneve.

[Edhe ![Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/088f3000-66d7-4000-8b23-56ece378204a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 tet 2026 Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore](https://www.koha.net/bote/putini-kercenon-serish-perendimin-me-arme-berthamore)

Lituania është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, aleaten e ngushtë të Moskës. Shtetet e Bashkuara kanë të dislokuar atje që nga viti 2019 një batalion të blinduar me rreth 1 mijë trupa, të cilët ndërrohen periodikisht.

Ndryshimi ligjor për armët bërthamore kërkon një shumicë prej dy të tretash në dy votime parlamentare për të hyrë në fuqi. Ndalimi ishte vendosur më shumë se tri dekada më parë, pas shkëputjes së Lituanisë nga Bashkimi Sovjetik.

[#kremlini](https://www.koha.net/tag/kremlini) [#lituania](https://www.koha.net/tag/lituania) [#arme berthamore](https://www.koha.net/tag/arme-berthamore)

Artikuj të ngjashëm

- [![Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë](https://resources.koha.net/images/2026/July/15/0661e7b3-9cf3-40d3-aa2f-48bb516af9a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 kor 2026 Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë](https://www.koha.net/bote/lituania-thote-se-rusia-po-planifikon-sulme-ne-infrastrukture)
- [![Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s](https://resources.koha.net/images/2026/February/08/9c2b9f07-62b9-4929-9c7b-88041df0f8e9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 mar 2026 Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s](https://www.koha.net/bote/inteligjenca-lituane-rusia-po-i-zgjeron-njesite-ushtarake-ne-kufijte-e-nato-s)
- [![Fqinjët e Rusisë bëhen gati për luftë](https://resources.koha.net/images/2025/October/25/1a734756-e02d-45aa-b55a-25c60feb0f7d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 tet 2025 Fqinjët e Rusisë bëhen gati për luftë](https://www.koha.net/bote/fqinjet-e-rusise-behen-gati-per-lufte)
- [![Zelensky paralajmëron se plani amerikan për sigurinë evropiane mund t'i shërbejë Putinit](https://resources.koha.net/images/2026/November/14/a95c02cc-e354-478c-8743-4417b2133622.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 nën 2026 Zelensky paralajmëron se plani amerikan për sigurinë evropiane mund t'i shërbejë Putinit](https://www.koha.net/bote/zelensky-paralajmeron-se-plani-amerikan-per-sigurine-evropiane-mund-ti-sherbeje-putinit)

[Futboll.]() [Tottenhami kthehet te fitorja, mposht Ipswichin](https://www.koha.net/futboll/tottenhami-kthehet-te-fitorja-mposht-ipswichin)

[Futboll.]() [Chelsea turpërohet nga Leedsi](https://www.koha.net/futboll/chelsea-turperohet-nga-leedsi)

[Futboll.]() [Mposhtet Hoffenheimi i Asllanit e Avdullahut](https://www.koha.net/futboll/mposhtet-hoffenheimi-i-asllanit-e-avdullahut)

[Futboll.]() [Dortmundi del në vendin e parë](https://www.koha.net/futboll/dortmundi-del-ne-vendin-e-pare)

[Botë.]() [A është i biri i Dodikut ndër kandidatët për kryeministër të Republikës Sërpska?](https://www.koha.net/bote/a-eshte-i-biri-i-dodikut-nder-kandidatet-per-kryeminister-te-republikes-serpska)

[Futboll.]() [Raçi shënon golin e fitores për Hajdukun e Splitit](https://www.koha.net/futboll/raci-shenon-golin-e-fitores-per-hajdukun-e-splitit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kremlini paralajmëron Lituaninë lidhur me heqjen e ndalimit për armët bërthamore","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/kremlini-paralajmeron-lituanine-lidhur-me-heqjen-e-ndalimit-per-armet-berthamore","datePublished":"2026-10-06T14:20:00+02:00","dateModified":"2026-10-06T14:20:03+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":265,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kremlini ka paralajmëruar të martën se vendimi i Lituanisë për të hequr ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore në territorin e saj mund të rrisë më tej tensi","url":"https://www.koha.net/bote/kremlini-paralajmeron-lituanine-lidhur-me-heqjen-e-ndalimit-per-armet-berthamore","keywords":"kremlini, lituania, arme berthamore","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/06/051b135a-e4cc-4e06-91e6-0280635e147e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
