---
description: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) ka shprehur mbështetjen për sulmin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.Në një
title: Kosova qëndron krah SHBA-së në sulmin ndaj Iranit
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/25/cba7cd2c-3765-443f-aec2-566e5ab21d08.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Kosova qëndron krah SHBA-së në sulmin ndaj Iranit

![Glauk Konjufca](https://resources.koha.net/images/2026/February/25/cba7cd2c-3765-443f-aec2-566e5ab21d08.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme

Foto: Driton Paçarada

- 28 shkurt 2026 12:43
- Shpërndaje në:

- 28 shkurt 2026 12:43
- Shpërndaje në:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) ka shprehur mbështetjen për sulmin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Në një deklaratë në Facebook të shtunën, MPJD-ja thekson se SHBA-ja ka ndërmarrë veprime ushtarake ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran, të cilin e cilëson si regjim që për dekada ka shtypur popullin e vet, ka destabilizuar rajonin dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Ne qëndrojmë krah Presidentit Donald Trump në përpjekjen për të frenuar regjimet që kërcënojnë popujt e lirë, për të mbrojtur stabilitetin global dhe për të mbështetur aspiratat legjitime të popullit iranian për liri, dinjitet dhe demokraci”, thuhet në deklaratë.

Tutje, Ministria vlerëson se regjimet që shtypin qytetarët e tyre, mbështesin dhunën ndaj vendeve demokratike dhe kërcënojnë popuj të tjerë, nuk mund të jenë faktor paqeje.

Sipas MPJD-së, liria, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë vlera universale që meritojnë mbrojtje të palëkundur.

“Në këtë frymë, qëndrojmë të vendosur kundër regjimit iranian dhe në mbështetje të presidentit Trump, duke u solidarizuar me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike”, përfundon reagimi i Ministrisë.

[Lexo përditësimet tjera![Ajatollah Ali Khamenei](https://resources.koha.net/images/2025/July/06/11ddd385-1efb-491d-a530-0c835d845857.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>SHBA-ja e Izraeli godasin Iranin, shpallin vrasjen e Khameneit</h4>Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulm masiv nga ajri dhe deti në...](https://www.koha.net/bote/izraeli-sulmon-iranin)

[#Ministria e Punëve të Jashtme](https://www.koha.net/tag/ministria-e-puneve-te-jashtme) [#kosova](https://www.koha.net/tag/kosova) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#iran](https://www.koha.net/tag/iran)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kosova qëndron krah SHBA-së në sulmin ndaj Iranit](https://resources.koha.net/images/2026/February/25/cba7cd2c-3765-443f-aec2-566e5ab21d08.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 shk 2026 Kosova qëndron krah SHBA-së në sulmin ndaj Iranit](https://www.koha.net/arberi/kosova-qendron-krah-shba-se-ne-sulmin-ndaj-iranit-1)
- [![Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin e Iranit falë Trumpit](https://resources.koha.net/images/2026/February/21/9985a2d9-15f6-4f82-8054-96546958b945.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 shk 2026 Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin e Iranit falë Trumpit](https://www.koha.net/arberi/osmani-ka-ardhur-koha-e-lirise-per-popullin-e-iranit-fale-trumpit)
- [![Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, u mblodh Këshilli i Sigurisë i Kosovës](https://resources.koha.net/images/2024/December/08/25e37d10-8bd9-46be-a39d-f0478ad8709b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 mar 2026 Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, u mblodh Këshilli i Sigurisë i Kosovës](https://www.koha.net/arberi/kurti-mbledh-keshillin-e-sigurise-ne-mbledhje-te-jashtezakonshme-pas-zhvillimeve-ne-iran)
- [![Pyetjet që Trumpi duhet t’i bëjë para se ta sulmojë Iranin](https://resources.koha.net/images/2026/January/14/1588e37c-59da-4c49-8bb4-1f3ea380eefa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 jan 2026 Pyetjet që Trumpi duhet t’i bëjë para se ta sulmojë Iranin](https://www.koha.net/bote/pyetjet-qe-trumpi-duhet-ti-beje-para-se-ta-sulmoje-iranin)
- [![Khamenei: S’ka bashkëpunim me SHBA-në derisa e mbështet Izraelin](https://resources.koha.net/images/2025/March/20/36a63d18-5a2b-4372-949a-df8ae14fe852.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 nën 2025 Khamenei: S’ka bashkëpunim me SHBA-në derisa e mbështet Izraelin](https://www.koha.net/bote/khamenei-ska-bashkepunim-me-shba-ne-derisa-e-mbeshtet-izraelin)

[Lifestyle.]() [A duhet larë orizi para zierjes? Ekspertët shpjegojnë kur është e nevojshme](https://www.koha.net/lifestyle/a-duhet-lare-orizi-para-zierjes-ekspertet-shpjegojne-kur-eshte-e-nevojshme)

[Botë.]() [Prokuroria polake e cilëson “vepër terroriste” sulmin në Krakovë](https://www.koha.net/bote/prokuroria-polake-e-cileson-veper-terroriste-sulmin-ne-krakove)

[Arbëri.]() [Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”](https://www.koha.net/arberi/rruga-e-kosoves-drejt-be-se-kalon-nga-serbia)

[Futboll.]() [A do të jetë mbrojtja shqetësim për Kosovën?](https://www.koha.net/futboll/a-do-te-jete-mbrojtja-shqetesim-per-kosoven)

[Rajon.]() [Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë](https://www.koha.net/rajon/serbia-zgjedh-keshillat-kombetare-te-pakicave-shqiptaret-thirren-te-votojne)

[Botë.]() [Përmbyset autobusi në Kroaci të paktën dy të vdekur](https://www.koha.net/bote/permbyset-autobusi-ne-kroaci-te-pakten-dy-te-vdekur)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kosova qëndron krah SHBA-së në sulmin ndaj Iranit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/kosova-qendron-krah-shba-se-ne-sulmin-ndaj-iranit","datePublished":"2026-02-28T12:43:32+01:00","dateModified":"2026-07-11T07:50:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":223,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) ka shprehur mbështetjen për sulmin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.Në një","url":"https://www.koha.net/bote/kosova-qendron-krah-shba-se-ne-sulmin-ndaj-iranit","keywords":"Ministria e Punëve të Jashtme, kosova, shba, iran","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/25/cba7cd2c-3765-443f-aec2-566e5ab21d08.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
