KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Το χάος του Τραμπ μπορεί να καταστρέφει τη διπλωματία του

Ντόναλντ Τραμπ

Φωτογραφία: Associated Press

Goditjet e Trumpit ndaj Omanit dhe Koresë së Jugut nuk janë incidente të izoluara. Ato janë simptoma të një politike të jashtme që nuk ka një strategji konvencionale, që mënjanon qëllimisht diplomatët dhe ekspertët, dhe që duket se udhëhiqet vetëm nga instinkti i tij.

Sipas kritikëve të Donald Trumpit, presidenti po pëson humbje të rënda në politikën e jashtme. Por ai vazhdon të bëjë lëvizje të fuqishme.

Memorandumi i mirëkuptimit me Iranin, i cili kishte kohë që ishte praktikisht i vdekur, arriti të hënën në afatin e skadimit prej 60 ditësh. Në vend që të festonte një marrëveshje bërthamore që mund të kishte justifikuar luftën e tij, Trumpi shprehu zhgënjimin duke gjetur disa prej miqve të Amerikës për t’i ndëshkuar dhe duke ringjallur marrëdhënien e tij me Kim Jong Unin e Koresë së Veriut.

Të dielën, Trumpi njoftoi se SHBA-ja do të shkurtonte stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut, një aleate e SHBA-së që nga vitet 1950, duke përmendur koston, faktin që Seuli zyrtar refuzoi të merrte pjesë në luftën kundër Iranit dhe dëshirën për të mos e zemëruar Kimin – një diktator.

Të hënën, Trumpi kërcënoi se do të bombardonte Omanin, me sa duket për shkak të negociatave të këtij vendi me Iranin për të mundësuar rifillimin e lundrimit tregtar në ngushticën e Hormuzit, gjë që ishte gjithashtu një kërkesë e memorandumit të mirëkuptimit, të cilin Trumpi dikur e kishte cilësuar si marrëveshjen më të madhe të paqes në Lindjen e Mesme.

Edhe një herë, Trumpi dukej se po e përmbyste qëllimisht gjithçka që bota mendonte se dinte për fuqinë amerikane dhe vlerat e politikës së jashtme.

επίσης Η Χαμάς ανακτά τον έλεγχο στη χαοτική Γάζα, σκοτώνει άτομα που θεωρούνται ύποπτα για σχέσεις με το Ισραήλ Ο ΚΟΣΜΟΣ Η Χαμάς ανακτά τον έλεγχο στη χαοτική Γάζα, σκοτώνει άτομα που θεωρούνται ύποπτα για σχέσεις με το Ισραήλ

“Unë nuk e kuptoj afrimin me Kim Jong Unin”, i ka thënë admirali në pension i Marinës amerikane, James Stavridis, CNN-it. “Nuk e kuptoj kërcënimin për të bombarduar Omanin. Këto janë veprime krejtësisht të kundërta me atë që duhet të bëjmë tani”, ka shtuar ai.

Goditjet e Trumpit ndaj Omanit dhe Koresë së Jugut nuk janë incidente të izoluara. Ato janë simptoma të një politike të jashtme që nuk ka një strategji konvencionale, që mënjanon qëllimisht diplomatët dhe ekspertët, dhe që duket se udhëhiqet vetëm nga instinkti i tij.

Nga jashtë, kaosi po përshpejtohet.

Për shembull, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, po nxiton nëpër Lindjen e Mesme në përpjekje për të shpëtuar atë që Trumpi muajin e kaluar e cilësoi si një marrëveshje “monumentale” që Hamasi të çarmatoset dhe Izraeli të tërhiqet nga Gaza - një marrëveshje që duket se shpërfill realitetin strategjik armiqësor mes Izraelit dhe Lëvizjes së Rezistencës Islamike.

Në vend, negociatorët ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për të shmangur tarifat prej 50% të Trumpit ndaj Kanadasë. Ato janë shtyrë tani për tani. Kjo ndodh pasi Trumpi hodhi poshtë marrëveshjen e tij të parë tregtare SHBA-Kanada-Meksikë, të cilën në atë kohë e kishte cilësuar si “marrëveshjen tregtare më të rëndësishme të bërë ndonjëherë”.

Qasja unike e Trumpit ndaj politikës së jashtme 

Ky ngërç diplomatik shumëplanësh përmbledh politikën e jashtme të Trumpit sipas parimit “MAGA” (“Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”). Ai i jep përparësi paparashikueshmërisë, përpiqet të ushtrojë pushtet përmes kërcënimeve, dhe i gjykon liderët botërorë në bazë të mënyrës se si e trajtojnë atë personalisht, pavarësisht nëse ata veprojnë si armiq të SHBA-së apo shtypin liritë politike në vendet e tyre.

Trumpi beson se krijimi i lidhjeve me liderë autoritarë mund të sjellë fitore përtej asaj që kanë imagjinuar presidentët e mëparshëm. Ai gjithashtu i sheh aleancat, si ajo me Seulin, jo si mjete që shumëfishojnë fuqinë amerikane, por më tepër si skema ku vendet e huaja duhet të paguajnë shuma të mëdha për të përfituar nga një garanci gjithnjë e më e dobët e mbrojtjes amerikane. Sipas tij, aleanca të tilla nënkuptojnë gjithashtu që partnerët duhet të bashkohen me çdo mision të huaj që ai zgjedh.

“Amerika po respektohet sërish në të gjithë botën. Po respektohemi si kurrë më parë”, tha Trumpi në një tubim në Long Island të premten.

Të martën, Trumpi u përpoq të projektonte forcë duke publikuar në rrjetet sociale një grafikë të Ngushticës së Hormuzit të etiketuar “Territor i ri i SHBA-së”, duke shpërfillur faktin se sulmet e Iranit ndaj anijeve kanë paralizuar rrugën kyç të eksportit të naftës dhe gazit.

Postimi rikujtoi një tjetër lëvizje klasike të Trumpit që po fillon t’i kthehet kundër - krijimin e realiteteve të reja kur versioni i vërtetë i ngjarjeve nuk i shërben politikisht.

Dhe gjatë mandatit të dytë të Trumpit, kaosi dhe paqëndrueshmëria në rritje mund të jenë duke u bërë kundërproduktive.

“Ndërsa në mandatin e tij të parë ai vendosi një rekord për të qenë mjaft i paparashikueshëm, në mandatin e dytë ai është në rrugën e duhur për të vendosur një rekord për të qenë shumë i pabesueshëm. Dhe e gjithë bota po e sheh këtë situatë”, ka thënë Christopher Hill, ish-zyrtar i lartë i

Departamentit amerikan të Shtetit dhe ambasador, i cili ka shërbyer nën presidentë republikanë dhe demokratë.

Ky rrezik shihet më qartë në rastin e Iranit.

Pavarësisht të gjitha pretendimeve të administratës se ka shkatërruar forcat ushtarake të Iranit, Trumpi ende po përpiqet të rikthejë gjendjen që ekzistonte para luftës – Ngushticën Hormuz të hapur dhe të lundrueshme lirisht.

Irani duket se po përgatitet për rundin e ardhshëm të luftimeve, ndërsa Wall Street Journal raporton se Teherani zyrtar ka shfrytëzuar ndërprerjen e përleshjeve në shkallë të plotë për të rritur prodhimin e raketave dhe dronëve.

Qortimi i Trumpit ndaj Koresë së Jugut mund të duket si një çështje thjesht e sigurisë në Azinë Lindore. Por, sipas vetë Trumpit, ai reagoi ashpër sepse lufta e papërfunduar në Lindjen e Mesme vazhdon.

Trump pretendoi se, pavarësisht mijëra trupave amerikane në vendin e tij, presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, “do të preferonte të mos përfshihej” në çështjen e Iranit.

Ndoshta kjo ishte një zgjedhje politikisht e zgjuar, duke pasur parasysh mënyrën se si ka shkuar lufta. Por presidenti tha të hënën se i kishte thënë Lee-s: “Atëherë, pse jemi ne të përfshirë për t’ju ndihmuar?”.

Presioni i Trumpit ndaj Koresë së Jugut është edhe më befasues duke pasur parasysh se pritet që Seuli të paguajë më shumë se 1 miliard dollarë për të mbështetur këtë vit trupat amerikane të dislokuara në vend, 73 vjet pas Luftës së Koresë. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, së fundmi e ka lavdëruar Korenë e Jugut si një shembull të ndarjes së barrës.

Trumpi mund të jetë duke e keqkuptuar situatën me Korenë e Veriut, ashtu siç keqkuptoi realitetin para luftës me Iranin.

Ideja se ai dhe Kim kanë një kimi të veçantë minohet nga samitet e mandatit të parë të Trumpit, të cilat patën shumë fotografi dhe pak rezultate.

Që atëherë, Koreja e Veriut ka përshpejtuar programet e saj bërthamore dhe raketore që kërcënojnë SHBA-në dhe aleatët e saj. Ajo është afruar shumë më tepër me dy kundërshtarë të tjerë të mëdhenj të SHBA-së, Rusinë dhe Kinën.

επίσης Δυσκολίες στην εφαρμογή του εγκεκριμένου από τον ΟΗΕ σχεδίου για τη Γάζα Ο ΚΟΣΜΟΣ Δυσκολίες στην εφαρμογή του εγκεκριμένου από τον ΟΗΕ σχεδίου για τη Γάζα

Koreja e Veriut ka dërguar sasi të mëdha municionesh në Rusi për luftën në Ukrainë dhe ka dërguar më shumë se 10 mijë trupa.

Asnjëra prej këtyre gjërave nuk duket se ka rëndësi për Trumpin.

“Kim Jong Uni më ka trajtuar gjithmonë me shumë respekt”, tha ai të hënën. “Unë e kuptoj atë. Ai më kupton mua… Shkoj shumë mirë me të. E dini, ai nuk e pëlqente Bidenin. Nuk e pëlqente Obamën. Nuk pëlqente askënd, por unë shkoj shumë mirë me të”.

Por Kim nuk është i vetmi diktator me të cilin Trumpi është miqësuar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e shpërfilli planin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Lideri i Kinës, Xi Jinping, e mposhti atë në luftën tregtare.

Në një kuptim më të gjerë, presidenti ka rrezikuar besueshmërinë e SHBA-së përmes kërcënimeve të tij të ashpra, të pasuara nga tërheqje të shpejta lidhur me Iranin.

Marrëdhëniet transatlantike janë në gjendjen e tyre më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore.
Zemërimi i tij ndaj Koresë së Jugut tani vë në pikëpyetje të gjithë angazhimin e SHBA-së ndaj aleancave në Azinë Lindore.

Përçarja globale si qëllim

Është një shenjë e polarizimit politik të Amerikës që politikat e Trumpit jashtë vendit, të cilat kritikët e huaj i shohin si dobësim të fuqisë amerikane dhe të aleancave që e kanë mbështetur atë, konsiderohen si jashtëzakonisht të suksesshme në botën e Trumpit.

Në njëfarë niveli, shkatërrimi i shtyllave të politikës së jashtme tradicionale është pikërisht qëllimi i Trumpit.

Presidenti e ka bërë të qartë në shumë fjalime, në Asambletë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe gjatë vizitave të tij të bujshme jashtë vendit se beson që aleatët po e shfrytëzojnë SHBA-në dhe se organizatat ndërkombëtare po e kufizojnë fuqinë e saj.

Ai ka argumentuar se tregtia e lirë, të cilën presidentët tradicionalë e shihnin si një mënyrë për të përmirësuar jetën e të gjithëve, krijoi një ekonomi të globalizuar që i zhvendosi vendet e punës nga SHBA-ja drejt ekonomive me paga të ulëta jashtë vendit.

Dhe sipas kritereve të tij, ai ka pasur disa suksese.

Ai flet me entuziazëm për operacionin mahnitës të forcave speciale që nxori diktatorin venezuelian, Nicolas Maduro, nga fortesa e tij, edhe pse operacioni nuk ka arritur të rikthejë demokracinë dhe ka ushqyer arrogancën që e çoi Trumpin të nënvlerësonte Iranin.

Trumpi ka ndihmuar në zgjedhjen e nacionalistëve populistë me ide të ngjashme me të në hemisferën perëndimore, në një triumf për ideologjinë MAGA.

Administrata e tij po ushtron presion të madh ndaj Kubës komuniste.

Por kritikët e saj paralajmërojnë se një tjetër politikë kryesore rajonale, vrasjet jashtë procedurave gjyqësore të njerëzve që administrata pretendon se janë narkoterroristë në Karaibe dhe Paqësor, ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

Dhe ndërsa diplomacia e tij për Gazën duket si një përpjekje me pak gjasa për sukses, Trumpi mund të shpëtojë shumë jetë nëse arrin disi ta realizojë atë.

Shefi i politikave të Pentagonit, Elbridge Colby, thotë se kritikët e politikës së jashtme të Trumpit nuk e kuptojnë thelbin.

“Ekziston një ide e gabuar se Amerika sot është shumë e pabesueshme për të bashkëpunuar me të”, tha Colby në një fjalim në Manila javën e kaluar.

“Më parë, Amerika ishte njëkohësisht e parashikueshme nga këndvështrimi i negociatave, por shpeshherë e ngurtë dhe ideologjikisht e fiksuar pas parimeve liberale”.

Colby vazhdoi: “Nën udhëheqjen vizionare të presidentit Trump, ne kemi një qasje të re të përcaktuar nga arsyeja e shëndoshë. Është e vërtetë se Amerika tani negocion më ashpër. Por kjo është pasojë e realizmit republikan, i cili synon që në të vërtetë t’i vendosë amerikanët të parët”.

Ekziston një fushë e rëndësishme ku kërcënimet dhe qasja transaksionale e Trumpit kanë pasur padyshim sukses.

Ai i ka detyruar aleatët e NATO-s të angazhohen për shpenzime shumë më të mëdha në mbrojtje, duke hedhur potencialisht themelet për një aleancë perëndimore më të fuqishme pasi ai të largohet nga detyra.

επίσης Αυράκ Νταντίλα, το χωριό που έγινε νεκροταφείο Ο ΚΟΣΜΟΣ Αυράκ Νταντίλα, το χωριό που έγινε νεκροταφείο

Dhe ndërsa Amerika po zvogëlon angazhimin e saj, a nuk është koha që një president të pyesë nëse, shtatë dekada pas Luftës së Koresë dhe tetë dekada pas Luftës së Dytë Botërore, aleatët e SHBA-së duhet të jenë në gjendje të mbrojnë vetveten?

Por rreziku për Trumpin është se dështimi i tij për t’i dhënë fund luftës me Iranin sipas kushteve të tij, po nxjerr në pah dobësitë e qasjes së tij ndaj politikës së jashtme dhe po krijon një imazh më të gjerë paaftësie, pikërisht në kohën kur popullariteti i tij në vend po bie.