KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Το Ισραήλ ανοίγει ξανά οικισμό στη Δυτική Όχθη παρά τη διεθνή αντίθεση

Ισραήλ

Pas dy dekadash, kolonët izraelitë janë rikthyer në Kadim, pranë Jeninit, pas vendimit të qeverisë për të shfuqizuar ndalimin e vendosjes në këtë zonë. Rikthimi ka ngjallur frikë dhe shqetësim te banorët palestinezë, ndërsa qeveria izraelite vijon zgjerimin e kolonive në Bregun Perëndimor.

Një brez i ri kolonësh izraelitë është rikthyer në Kadim, në Bregun Perëndimor të pushtuar, dy dekada pasi ai u mbyll nga një qeveri e mëparshme izraelite.

Sipas këshillit rajonal të kolonëve, 30 “familje pioniere” mbërritën në vendbanim nga Tel-Avivi, të nxitura nga vala e nacionalizmit hebre që po merr hov nën qeverinë aktuale të Izraelit.

Ata mbërritën në grupe të vogla, disa prej tyre nën shoqërimin e ushtrisë. Flamujt izraelitë, blu dhe të bardhë, valëviteshin në makinat e tyre teksa kalonin pranë fshatrave dhe tokave bujqësore palestineze. Disa prej tyre ishin me rimorkio të ngarkuara me shtretër, mobilie dhe materiale ndërtimi.

Qeveria izraelite ka shfuqizuar ndalimin 20-vjeçar për vendosjen e kolonëve hebrenj në zonën përreth Jeninit. Banorët palestinezë po e shohin me frikë këtë shtysë të re për zgjerimin e vendbanimeve izraelite.

Të gjitha kolonitë izraelite dhe vendbanimet e ngritura nga kolonët në Bregun Perëndimor konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Këto vendbanime janë gjithashtu të paligjshme sipas ligjit izraelit, megjithëse shpesh mbështeten nga shërbimet dhe fondet e shtetit.

επίσης Το Ισραήλ ανοίγει ξανά το συνοριακό πέρασμα Ράφα, χιλιάδες Παλαιστίνιοι ελπίζουν να φύγουν για ιατρική περίθαλψη Ο ΚΟΣΜΟΣ Το Ισραήλ ανοίγει ξανά το συνοριακό πέρασμα Ράφα, χιλιάδες Παλαιστίνιοι ελπίζουν να φύγουν για ιατρική περίθαλψη

“21 vjet pas krimit të dëbimit nga Samaria Veriore, ne e kemi përfunduar korrigjimin dhe jemi rikthyer në vendbanimin Kadim”, ka deklaruar ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, gjatë ceremonisë së hapjes, duke përdorur termin biblik për pjesën veriore të Bregut Perëndimor.

Në krah të tij ishin ministri i Drejtësisë, kryetari i Knessetit dhe Yossi Dagan, kreu i këshillit rajonal të kolonëve, i cili po ashtu ka premtuar se një ditë kolonët izraelitë do të rikthehen edhe në Gaza.

Kadim ndodhet në një kodër të vogël në periferi të qytetit palestinez të Jeninit. Vendbanimi u evakuua në vitin 2005 nga një qeveri e mëparshme izraelite, si pjesë e një plani të tërheqjes, i cili përfshinte edhe largimin e të gjithë kolonëve dhe ushtarëve izraelitë nga Gaza, si dhe çmontimin e tre vendbanimeve të tjera në veri të Bregut Perëndimor.

Në atë kohë, këto katër vendbanime konsideroheshin tepër të izoluara, të kushtueshme për t’u mbrojtur dhe me pak rëndësi strategjike.

Në javët e fundit, në majën e kodrës janë shfaqur sërish shtëpi të bardha të lëvizshme, në përgatitje për rikthimin e familjeve.

Pas evakuimit të Kadimit dhe tre vendbanimeve të tjera në vitin 2005, izraelitët u ndaluan të vendoseshin përsëri në këtë zonë. Qeveria aktuale e Izraelit e ka shfuqizuar këtë ndalim.

Kadim është i fundit nga vendbanimet e evakuuara në vitin 2005 që po rihapet. Ganim, Sanur dhe Homesh janë rihapur tashmë zyrtarisht dhe familjet izraelite janë vendosur atje.

επίσης Οι Παλαιστίνιοι που επέστρεφαν στη Γάζα ελέγχονταν από παλαιστινιακή πολιτοφυλακή που συνδεόταν με το Ισραήλ. Ο ΚΟΣΜΟΣ Οι Παλαιστίνιοι που επέστρεφαν στη Γάζα ελέγχονταν από παλαιστινιακή πολιτοφυλακή που συνδεόταν με το Ισραήλ.

Megjithatë, këto vendbanime përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të projektit të qeverisë izraelite për zgjerimin e kolonive në Bregun Perëndimor.

Që prej ardhjes në pushtet në fund të vitit 2022, qeveria izraelite ka miratuar më shumë se 100 vendbanime të reja në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë 19 në pjesën veriore të tij.