KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Το Ιράν επιτρέπει σε πολλά ιρακινά πετρελαιοφόρα να περάσουν από το Ορμούζ

Στενό του Ορμούζ

Irani ka dhënë leje për një numër cisternash irakiane të naftës që të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pas kërkesave të përsëritura nga Bagdadi përmes kanaleve të ndryshme, raportoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit IRNA, shkruan Reuters.

IRNA tha se marrja e lejes speciale për cisternat irakiane ishte një nga kërkesat kryesore të Bagdadit gjatë vizitës së kryetarit të parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, në Irak.

Presidenti irakian Nizar Amedi tha të shtunën se Irani kishte lehtësuar kalimin e anijeve që transportonin naftë irakiane përmes ngushticës në ditët e fundit dhe Bagdadi kishte diskutuar eksportin e naftës irakiane përmes Hormuzit me zyrtarët iranianë.

Iraku ka qenë ndër vendet më të prekura nga mbyllja efektive e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

Trafiku në ngushticë mbetet dukshëm nën nivelet e para luftës dhe anijet vazhdojnë të përballen me sulme në zonë.

επίσης Η πρεσβεία των ΗΠΑ στο Ισραήλ επιτρέπει στο προσωπικό να φύγει, υπάρχει κίνδυνος επίθεσης στο Ιράν Ο ΚΟΣΜΟΣ Η πρεσβεία των ΗΠΑ στο Ισραήλ επιτρέπει στο προσωπικό να φύγει, υπάρχει κίνδυνος επίθεσης στο Ιράν

Iraku prodhonte rreth 4 milionë fuçi naftë në ditë para shpërthimit të luftës me Iranin.

Bagdadi po punon për të zgjeruar eksportet e tij përmes portit Ceyhan të Turqisë dhe gjithashtu për të filluar eksportimin e naftës përmes portit Baniyas të Sirisë dhe portit Akabës të Jordanisë, tha të premten kryeministri Ali al-Zaidi.