KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Ο Φράνσις Χάλζεν κέρδισε το Νόμπελ Φυσικής για την έρευνά του σχετικά με τα «σωματίδια-φαντάσματα» στην Ανταρκτική

Νόμπελ

Fizikani belg-amerikan Francis Halzen është shpallur fitues i Çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2026, për punën e tij në krijimin e një observatori që zbulon disa nga grimcat më të vështira për t’u kapur në univers, të njohura si neutrino me energji të lartë.

Halzen, 82 vjeç, kuptoi se akulli në Polin e Jugut mund të përdorej për të gjurmuar neutrinot.

 Ato njihen edhe si “grimcat fantazmë”, pasi mund të kalojnë përmes Tokës dhe trupit të njeriut pa lënë gjurmë dhe ndërveprojnë shumë rrallë me materien.

“Neutrinot sjellin informacione nga kozmosi. Ato na hapin një dritare drejt galaktikave të largëta dhe na tregojnë se çfarë ndodh gjatë shpërthimeve të yjeve”, tha Eva Olsson nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Observatori IceCube, i ndërtuar në akullin e Antarktidës, mbledh të dhëna për këto grimca. Shkencëtarët i përdorin ato për të kuptuar se si krijohen neutrinot me energji të lartë dhe për të zbuluar fenomene të panjohura më parë në univers.

Observatori kërkon të gjurmojë rrugën e neutrinove deri te burimet e tyre, si shpërthimet e yjeve, shpërthimet e rrezeve gama dhe ngjarjet e fuqishme që lidhen me vrimat e zeza dhe yjet neutronikë.

Halzen e prezantoi për herë të parë idenë e përdorimit të akullit për kapjen e neutrinove në Polin e Jugut në vitin 1988. Projekti u përfundua në vitin 2011.

Duke reaguar ndaj çmimit, Halzen tha se edhe ai vetë kishte dyshuar nëse eksperimenti do të funksiononte, raporton Reuters.

Neutrinot nuk kanë ngarkesë elektrike dhe nuk ndikohen nga fushat magnetike. Për këtë arsye, drejtimi nga i cili ato mbërrijnë mund t’i çojë shkencëtarët drejtpërdrejt te burimi i tyre.

Observatori IceCube ka treguar se neutrinot me energji të lartë vijnë jo vetëm nga brenda galaktikës sonë, por edhe nga zona shumë të largëta të universit.

Halzen, profesor në Universitetin e Wisconsin-Madison në Shtetet e Bashkuara, tha se zbulimet më të rëndësishme nga kjo metodë mund të jenë ende përpara.

Fituesit e Çmimit Nobel në Fizikë përzgjidhen nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave dhe ndajnë një shumë prej 12 milionë koronash suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë.