---
description: Një zëdhënës i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, e ka akuzuar Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku” pas publikimit të fotografive të tij me fin
title: Clintoni reagon për fotografitë me të dënuarin për krime seksuale
image: https://resources.koha.net/images/2025/December/20/db0a09fd-e70d-4b58-be0b-d6a0943695c7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Clintoni thotë se Shtëpia e Bardhë po e përdor si “kokë turku”

![bill clinton](https://resources.koha.net/images/2025/December/20/db0a09fd-e70d-4b58-be0b-d6a0943695c7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 20 dhjetor 2025 17:03
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 20 dhjetor 2025 17:03
- Shpërndaje në:

Një zëdhënës i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, e ka akuzuar Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku” pas publikimit të fotografive të tij me financierin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Publikimet ishin pjesë e një lëshimi të madh të dokumenteve nga pushteti në SHBA.

“Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e vetes nga ajo që do të vijë më pas, ose nga ajo që do të përpiqen ta fshehin përgjithmonë. Pra ata mund të publikojnë sa më shumë foto të errëta mbi 20-vjeçare, por kjo s’ka të bëjë kurrë me Bill Clintonin. Asnjëherë s’ka pasur e as s’do të ketë”, ka thënë zëdhënësi Angel Urena në X.

Clintoni në vazhdimësi ka deklaruar se i ka prishur raportet me Epsteinin në vitin 2005, para se ai të deklarohej fajtor për abuzim seksual me një të mitur në Florida.

“Janë dy grupe njerëzisht. I pari që nuk dinte gjë dhe që këputi raportet me Epsteinin para se të dalin në dritë krimet e tij. Dhe i dyti grup që vazhdoi raportet edhe pastaj. Ne jemi në të parin. Asnjë zvarritje nga njerëzit e grupit të dytë s’do ta ndryshojë këtë. Të gjithë ne, veçanërisht MAGA, presin përgjigje, jo kokë turku”, ka shkruar ai.

[Edhe ![Publikohen videot e dëshmive të Bill Clintonit e Hillary Clintonit lidhur me Epsteinin](https://resources.koha.net/images/2026/March/02/a1684632-6663-4782-9f16-edca58da8bc2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 mar 2026 Publikohen videot e dëshmive të Bill Clintonit e Hillary Clintonit lidhur me Epsteinin](https://www.koha.net/bote/publikohen-videot-e-deshmive-te-bill-clintonit-e-hillary-clintonit-lidhur-me-epsteinin)

Epsteini e kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë të paktën 17 herë gjatë viteve të presidencës Clinton.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka publikuar të premten mijëra dokumente të redaktuara në masë të madhe e që lidhen me financierin e ndjerë dhe të dënuarin për krime seksuale. Dokumentet përmbajnë shumë pak ose aspak referenca për presidentin Donald Trump, por përmendin gjerësisht ish-presidentin demokrat, Bill Clinton, raporton Reuters. Mungesa e referencave për Trumpin u vu re, pasi prej vitesh kanë dalë në dritë fotografi dhe dokumente të tjera që e lidhin atë me Epsteinin. Emri i Trumpit, për shembull, ishte shfaqur në listat e pasagjerëve të avionit privat të Epsteinit, të publikuara në një dosje  dokumentesh të parë nga Departamenti i Drejtësisë në muajin shkurt. Publikimi i pjesshëm i dokumenteve u bë për ta respektuar një ligj të miratuar me shumicë dërrmuese nga Kongresi në nëntor, i cili kërkonte publikimin e të gjitha dosjeve të Epsteinit, pavarësisht përpjekjeve disa mujore të presidentit republikan për t’i mbajtur ato të mbyllura. Skandali Epstein është kthyer në një problem politik për Trump, i cili prej vitesh kishte nxitur teori konspirative për Epsteinin tek mbështetësit e tij.

[#Bill Clinton](https://www.koha.net/tag/bill-clinton) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#Jeffrey Epstein](https://www.koha.net/tag/jeffrey-epstein) [#shtepia e bardhe](https://www.koha.net/tag/shtepia-e-bardhe) [#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump)

Artikuj të ngjashëm

- [![“Nuk pashë asgjë, nuk bëra asgjë të gabuar”, Bill Clintoni dëshmon për Jeffrey Epsteinin](https://resources.koha.net/images/2026/February/27/1d0cdd11-aebf-40b7-915c-95ad6bf31df4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 shk 2026 “Nuk pashë asgjë, nuk bëra asgjë të gabuar”, Bill Clintoni dëshmon për Jeffrey Epsteinin](https://www.koha.net/bote/nuk-pashe-asgje-nuk-bera-asgje-te-gabuar-bill-clintoni-deshmon-per-jeffrey-epsteinin)
- [![Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin](https://resources.koha.net/images/2026/February/26/5514a01c-2429-40f1-9edf-5e465c9e8f6d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 26 shk 2026 Bill e Hillary Clinton nisin sot dëshminë lidhur me Epsteinin](https://www.koha.net/bote/bill-e-hillary-clinton-nisin-sot-deshmine-lidhur-me-epsteinin)
- [![Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epsteinin të jetë publike](https://resources.koha.net/images/2026/February/03/d9b3bbdc-7a04-4885-9419-7bf4797631aa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 shk 2026 Clintonët kërkojnë që dëshmia e tyre për Epsteinin të jetë publike](https://www.koha.net/bote/clintonet-kerkojne-qe-deshmia-e-tyre-per-epstein-te-jete-publike)
- [![Publikimi i dosjeve të Epsteinit vë në qendër Bill Clintonin, me pak referenca për Trumpin](https://resources.koha.net/images/2025/December/20/da79eb2b-57eb-4848-b3f0-c46663b1709c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 dhj 2025 Publikimi i dosjeve të Epsteinit vë në qendër Bill Clintonin, me pak referenca për Trumpin](https://www.koha.net/bote/publikimi-i-dosjeve-te-epsteinit-ve-ne-qender-bill-clintonin-me-pak-referenca-per-trumpin)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Haradinaj: Sot ranë maskat, Kurti i dha goditje të rëndë UÇK-së](https://www.koha.net/arberi/haradinaj-sot-rane-maskat-kurti-i-dha-goditje-te-rende-uck-se)

[Futboll.]() [Carvajal pritet t’i bashkohet Getafes](https://www.koha.net/futboll/carvajal-pritet-ti-bashkohet-getafes)

[Arbëri.]() [Hamza: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, Sejdiu s’është marrëveshje me PDK-në](https://www.koha.net/arberi/hamza-qendrimi-yne-nuk-ndryshon-sejdiu-seshte-marreveshje-me-pdk-ne)

[Arbëri.]() [Komisioni Evropian propozon kufizime për anëtarët e rinj të BE-së dhe heqjen e vetos në disa fusha](https://www.koha.net/arberi/komisioni-evropian-propozon-kufizime-per-anetaret-e-rinj-te-be-se-dhe-heqjen-e-vetos-ne-disa-fusha)

[Arbëri.]() [Murati: Le të thotë Hamza po, Kurti e Abdixhiku shkojnë e bindin Sejdiun](https://www.koha.net/arberi/murati-le-te-thote-hamza-po-kurti-e-abdixhiku-shkojne-e-bindin-sejdiun)

[Arbëri.]() [Edhe VV-ja i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit](https://www.koha.net/arberi/edhe-vv-ja-i-drejtohet-kushtetueses-per-kompetencat-presidenciale-pas-skadimit-te-mandatit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Clintoni reagon për fotografitë me të dënuarin për krime seksuale","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/clintoni-thote-se-shtepia-e-bardhe-po-e-perdor-si-koke-turku","datePublished":"2025-12-20T17:03:15+01:00","dateModified":"2026-07-11T06:40:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":455,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Një zëdhënës i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, e ka akuzuar Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku” pas publikimit të fotografive të tij me fin","url":"https://www.koha.net/bote/clintoni-thote-se-shtepia-e-bardhe-po-e-perdor-si-koke-turku","keywords":"Bill Clinton, shba, Jeffrey Epstein, shtepia e bardhe, Donald Trump","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/December/20/db0a09fd-e70d-4b58-be0b-d6a0943695c7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
