---
description: Ministrja e Komunikimit e Australisë, Michelle Rowland ka prezantuar një ligj në Parlament të enjten, i pari i llojit të tillë në botë, që do të ndalonte fëmijë
title: Australia me ligj për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç
image: https://resources.koha.net/images/2024/November/21/962a8640-43a2-406c-855c-380b9a3db43f.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Australia me ligj për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç

![Australi](https://resources.koha.net/images/2024/November/21/962a8640-43a2-406c-855c-380b9a3db43f.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 21 nëntor 2024 10:13
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 21 nëntor 2024 10:13
- Shpërndaje në:

Ministrja e Komunikimit e Australisë, Michelle Rowland ka prezantuar një projektligj në Parlament të enjten, i pari i llojit të tillë në botë, që do të ndalonte personat nën 16 vjeç të kenë qasje në mediat sociale.

Rowland ka thënë se siguria në internet është një nga sfidat më të vështira të prindërve, raporton AP.

Sipas Rowland, TikTok, Facebook, Snapchat, Reddit, X dhe Instagram janë ndër platformat që do të përballeshin me gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë për dështime sistematike për të parandaluar fëmijët e vegjël që të kenë llogari në to.

"Ky projektligj synon të vendosë një vlerë të re normative në shoqëri që qasja në mediat sociale nuk është tipari përcaktues i rritjes në Australi. Ekziston një pranim i gjerë se diçka duhet bërë në afatin e menjëhershëm për të ndihmuar në parandalimin e ekspozimit të adoleshentëve dhe fëmijëve ndaj rrjedhave të përmbajtjes të pafiltruara dhe të pafundme”, ka deklaruar ajo në parlament.

Projektligji ka mbështetje të gjerë politike. Pasi të bëhet ligj, platformat do të kenë një vit kohë për të përpunuar se si të zbatojnë kufizimin e moshës.

[Edhe ![Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç](https://resources.koha.net/images/2025/December/09/c157b328-a1bf-422f-8b94-e75f0e047b57.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 9 dhj 2025 Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç](https://www.koha.net/tech/hyn-ne-fuqi-ndalimi-i-mediave-sociale-ne-australi-per-personat-nen-16-vjec)

“Pothuajse dy të tretat e australianëve 14 deri në 17 vjeç kanë parë përmbajtje jashtëzakonisht të dëmshme në internet, duke përfshirë abuzimin me drogën, vetëvrasjen ose vetëdëmtimin, si dhe materiale të dhunshme. Një e katërta janë ekspozuar ndaj përmbajtjeve që promovojnë zakone të pasigurta të të ngrënit”, është shprehur Rowland. 

Një hulumtim i qeverisë ka zbuluar se 95% e kujdestarëve australianë e konsiderojnë sigurinë në internet si një nga “sfidat e tyre më të vështira të prindërimit”.

[#australi](https://www.koha.net/tag/australi) [#ligji](https://www.koha.net/tag/ligji) [#rrjetet sociale](https://www.koha.net/tag/rrjetet-sociale)

Artikuj të ngjashëm

- [![Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale](https://resources.koha.net/images/2026/June/08/6845bee1-1d60-4bab-871d-39dd96bede90.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 qer 2026 Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale](https://www.koha.net/bote/nga-australia-ne-evrope-vendet-nxitojne-ta-ndalin-qasjen-e-femijeve-ne-mediat-sociale)
- [![Meta bllokon mbi gjysmë milionë llogari në Australi](https://resources.koha.net/images/2026/January/12/b8b806d3-8d7e-4424-9534-530d00339cc1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 12 jan 2026 Meta bllokon mbi gjysmë milionë llogari në Australi](https://www.koha.net/tech/meta-bllokon-mbi-gjysme-milione-llogari-ne-australi)
- [![Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, pas modelit australian](https://resources.koha.net/images/2024/December/03/641646df-d228-40ab-92fa-25a51292a656.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 23 dhj 2025 Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, pas modelit australian](https://www.koha.net/tech/evropa-drejt-kufizimit-te-rrjeteve-sociale-per-femijet-pas-modelit-australian)
- [![Pas ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijë, Australia paditet për cënim të lirisë së fjalës](https://resources.koha.net/images/2025/April/09/7aa0248e-2a1e-47db-a4b9-8cd68b49f693.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 12 dhj 2025 Pas ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijë, Australia paditet për cënim të lirisë së fjalës](https://www.koha.net/tech/pas-ndalimit-te-rrjeteve-sociale-per-femije-australia-paditet-per-kercenim-te-lirise-se-fjales)

[Showbiz.]() [“The Greatest”: Muhammad Ali, nga legjenda e boksit tek ikona e drejtësisë](https://www.koha.net/showbiz/the-greatest-muhammad-ali-nga-legjenda-e-boksit-tek-ikona-e-drejtesise)

[Rajon.]() [Biznesmeni i dënuar në SHBA për raketat e Koresë së Veriut zotëron kompani armësh në Republikën Sërpska](https://www.koha.net/rajon/biznesmeni-i-denuar-ne-shba-per-raketat-e-korese-se-veriut-zoteron-kompani-armesh-ne-republiken-serpska)

[Futboll.]() [Pas humbjes nga Reali, Barça “shpërthen” ndaj Alavesit](https://www.koha.net/futboll/pas-humbjes-nga-reali-barca-shperthen-ndaj-alavesit)

[Futboll.]() [“Derby della Madonnina” i takon Milanit](https://www.koha.net/futboll/derby-della-madonnina-i-takon-milanit)

[Futboll.]() [Autogol nga Hajrizi, gol nga Nivokazi](https://www.koha.net/futboll/autogol-nga-hajrizi-gol-nga-nivokazi)

[Kronikë.]() [Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve në veri](https://www.koha.net/kronike/informacionet-e-qytetareve-cojne-ne-sekuestrimin-e-armeve-ne-veri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Australia me ligj për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/australia-me-ligj-per-ndalimin-e-rrjeteve-sociale-per-personat-nen-16-vjec-1","datePublished":"2024-11-21T10:13:36+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:15:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":299,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministrja e Komunikimit e Australisë, Michelle Rowland ka prezantuar një ligj në Parlament të enjten, i pari i llojit të tillë në botë, që do të ndalonte fëmijë","url":"https://www.koha.net/bote/australia-me-ligj-per-ndalimin-e-rrjeteve-sociale-per-personat-nen-16-vjec-1","keywords":"australi, ligji, rrjetet sociale","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/November/21/962a8640-43a2-406c-855c-380b9a3db43f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
