KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Οι ελβετικοί παγετώνες έχασαν πάνω από 5% του όγκου τους το 2026

παγετώνας

Akullnajat në Zvicër, vendi që ka numrin më të madh të akullnajave në Alpe, kanë humbur 5.5% të vëllimit të tyre të akullit këtë vit, rënia e dytë më e madhe në përqindje e regjistruar ndonjëherë, për shkak të valëve të të nxehtit dhe reshjeve të pakta të dëborës gjatë dimrit, raportojnë ekspertët.

“Akullnajat alpine nuk kanë asnjë mundësi të mbijetojnë në planin afatgjatë në kushte të tilla”, kanë thënë në një deklaratë të publikuar të enjten shërbimi zviceran për monitorimin e akullnajave GLAMOS dhe Akademia Zvicerane e Shkencave.

Trendi është përkeqësuar vitet e fundit. Vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit, vëllimi i akullit në Zvicër është zvogëluar me gati një të pestën, thonë ekspertët.

Raporti dëshmon shqetësimet e fundit se ngrohja globale po shkakton pasoja të rënda në Evropë, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë.

“Faktori kryesor për humbjet e mëdha janë temperaturat e larta gjatë verës. Kemi pasur valë të vazhdueshme të të nxehtit, praktikisht nga fundi i majit deri në fund të shtatorit. Pa ndërprerje. Dhe kjo ka çuar në shkrirje të konsiderueshme. Por, përveç kësaj, kemi pasur edhe një dimër shumë të thatë me pak borë, ndaj mbrojtja e akullnajave ka qenë e kufizuar”, ka thënë Mathias Huss – dejtues i “Glamos”.

Tërheqja rekord e akullit të akullnajave në Zvicër u regjistrua në vitin 2022, kur temperaturat e larta të verës, reshjet e pakta të dëborës gjatë dimrit, dhe një sasi e pazakontë pluhuri të kuqërremtë të arritur nga Sahara, errësuan akullnajat dhe bënë që ato të përthithnin më shumë nxehtësi.

Huss ka vënë në dukje gjithashtu se, megjithëse shumica e akullnajave nuk janë të gjalla, do të duhet të pritet deri në fund të shekullit që ato të zhduken të gjitha.

“Këto akullnaja nuk janë më ‘të gjalla’, ato janë në proces shuarjeje dhe, rrjedhimisht, do të zhduken në planin afatgjatë”, ka thënë Mathias Huss – dejtues i “Glamos”.

Në Zvicër, në terma absolutë, vëllimi i humbur ka qenë më i vogël se në vitin 2003, por rënia në përqindje këtë vit është më e madhe. 

Shkrirja e përshpejtuar e akullit ka pasur ndikim në Zvicër. Humbja e 2.2 trilionë litrave ujë, nga korriku deri në shtator është e barabartë me katërfishin e konsumit vjetor të ujit në vendin me rreth 9.1 milionë banorë. Më shumë se gjysma e energjisë elektrike në Zvicër prodhohet nga hidrocentralet.

“Ngrohja që po përjetojmë aktualisht mund t'i atribuohet 100% ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Është kaq e thjeshtë. Pa emetimet njerëzore apo lëndët djegëse fosile, nuk do të kishim asnjë ngrohje në këtë moment. Pra, ne mund t'ua atribuojmë qartazi këtë humbje të akullnajave, si dhe valët e të nxehtit e kushtet e thatësirës, ​​veprimeve njerëzore”, ka thënë Mathias Huss – dejtues i “Glamos”.

Por ndikimi i shkrirjes së përshpejtuar të akullnajave shkon shumë përtej Zvicrës. 

Zvicra konsiderohet “kulla e ujit” e Evropës dhe ushqen disa prej lumenjve më të rëndësishëm të kontinentit: Danubin, Po-n, Renin dhe Ronën.

Ekipet e ekspertëve janë shpërndarë në terren për të vlerësuar rrjedhjen e ujit dhe çarjet e shkaktuara nga uji që rrjedh përmes akullnajave. 

Për këtë qëllim, ndër të tjera, ata kanë hedhur ngjyrues të kuq në përrenj për të gjurmuar rrjedhën e ujit.