KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Σχεδόν 20 άνθρωποι αγνοούνται μετά την ανατροπή φέριμποτ κοντά στην Κύπρο

Κύπρος

Φωτογραφία: Associated Press

Gati 20 persona rezultojnë ende të zhdukur pasi një traget u përmbys në brigjet e Qipros veriore, duke shkaktuar të paktën tetë viktima.

Trageti me 267 persona në bord, është përfshirë nga uji dhe është përmbysur të dielën, pranë qytetit portual të Kyrenias, teka shumë të mbijetuarit ishin kapur pas trupit të përmbysur të anijes. Ata u shpëtuan nga anije që ndodheshin pranë dhe nga pjesëtarë të rojes bregdetare.

“Që nga mëngjesi kemi qenë duke pritur, prej 12 orësh ose ndoshta edhe më shumë”, ka thënë Naif Ezer, një prej personave që po priste me ankth jashtë portit gjatë orëve të para të së hënës, në pritje të lajmeve për pasagjerët.

Ai ka thënë se nga tre miq që po udhëtonin drejt shtëpisë për të takuar familjet e tyre, njëri ishte gjetur, ndërsa dy të tjerët vazhdonin të ishin të zhdukur. Disa prej njerëzve që prisnin ishin ulur dhe qanin, ndërsa të tjerë kontrollonin telefonat celularë për të marrë informacionet më të fundit.

Nuk ishte e qartë nëse kishte ende njerëz të bllokuar brenda anijes, e cila tashmë ndodhet në fund të detit, në një thellësi prej më shumë se 500 metrash.

Zyrtarët thanë se zhytës nga Turqia po ndihmonin në operacionin e kërkimit. Ata kanë dhënë vlerësime të ndryshme për numrin e personave të zhdukur, me disa që thanë se ishin 19, ndërsa të tjerë thanë 18.

Trageti hasi probleme pak pasi u largua nga Kyrenia, duke u nisur drejt portit turk të Taşucusë, në provincën Mersin. Kjo është një nga disa linja të përditshme të transportit detar që lidhin Qipron veriore, e cila është nën kontrollin turk, me Turqinë kontinentale.