KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
μπάσκετ

Η Σιγκάλ Πρίστινα τρία παιχνίδια χωρίς θεατές, ο Ρετζέπι 24 μήνες μακριά από το μπάσκετ

Σιγκάλ Πρίστινα

Komisioni Disiplinor i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka caktuar dënimet për sulmin fizik ndaj arbitrave dhe delegatit pas ndeshjes mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. 

Sigal Prishtina është dënuar që tri ndeshjet e ardhshme si vendase t’i luajë pa praninë e shikuesve. Ndërkohë anëtari i Bordit të Sigal Prishtinës, Gentian Rexhepi, është dënuar me 24 muaj ndalesë të kryerjes së detyrës.

Pas ndeshjes së fundjavës së kaluar, tre arbitrat dhe delegati i ndeshjes ishin sulmuar fizikisht në rrugën nga palestra për në parkingun pas Pallatit të Rinisë në kryeqytet.

Sipas vendimit, Gentian Rexhepit i ndalohet kryerja e detyrave dhe aktiviteteve në kuadër të FBK-së dhe i ndalohet qasja në palestra gjatë ndeshjeve, garave dhe aktiviteteve të FBK-së.

Komisioni Disiplinor ka konstatuar se Rexhepi “është personi përgjegjës për veprimin që përbën shkelje disiplinore. Përgjegjësia e tij individuale rrjedh nga veprimi konkret i kryer”.

Rexhepi është dënuar për sulm fizik ndaj pjesëmarrësve në ngjarjen sportive. Ai nuk ka dorëzuar deklaratë në FBK për të mohuar veprimin dhe nuk ka shprehur pendim apo keqardhje lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë Prishtina është dënuar pasi ka dështuar në zbatimin e të gjitha masave të nevojshme parandaluese për të shmangur shqetësimet apo trazirat para, gjatë apo pas ndeshjes.

“Fakti që gjyqtarët, pas përfundimit të ndeshjes, janë përballur me persona në parking dhe më pas janë sulmuar fizikisht, paraqet rrethanë që, sipas vlerësimit të KD-së, ka mundur dhe është dashur të parandalohet përmes masave adekuate të sigurisë dhe kontrollit”, shkruan në arsyetimin e vendimit të Komisionit Disiplinor për Sigal Prishtinën.

Sipas Komisionit Disiplinor të FBK-së, çdo formë e dhunës ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe çdo dështim në ndërmarrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë nuk mund të tolerohet dhe do të trajtohet me seriozitetin e duhur disiplinor.

Amar Gjekoviq, Ngadhnjim Shabani e Arian Thaçi e drejtuan atë ndeshje. Enes Maxhuni ishte delegat. Të gjithë këta u sulmuan fizikisht pas ndeshjes.