KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
μπάσκετ

Η Super League του μπάσκετ ξεκινά εν μέσω αβεβαιότητας

KB Peja

Me ndeshjen Sigal Prishtina – Peja fillon edicioni 2026/2027 i Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Në fakt edicionit të ri është dashur t’i paraprijë ndeshja për Superkupë. Të martën Trepça e Bashkimi është dashur të përballen në Rahovec, por të hënën FBK-ja njoftoi se ndeshja e Superkupës është shtyrë për fund të muajit.

Peja ka lëshuar disa njoftime për fillimin e edicionit. Klubi pejan duket i konsoliduar dhe stabil për kampanjën e re. Ndër të tjera Peja ka publikuar një intervistë me trajnerin Michalis Kakiouzis.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Prishtina është kundërshtare e fortë dhe fakti që luajmë si mysafirë e bën ndeshjen edhe më kërkuese. Jemi përgatitur mirë dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duam ta nisim sezonin me mentalitetin dhe energjinë e duhur”, ka thënë tekniku grek i Pejës.

Prishtina njoftimin e fundit e ka lëshuar më 31 gusht, atë për kthimin në parket të Edmond Azemit. Më herët ka prezantuar si përforcime disa lojtarë vendorë e të huaj. Por në faqen zyrtare të FIBA-s shkruan se Prishtina është ende e sanksionuar për tri raste të humbura në BAT. Një klub i sanksionuar nga BAT-i nuk ka të drejtë të regjistrimit të lojtarëve të rinj.

Të shtunën janë edhe dy ndeshje të tjera të xhiros së parë. Prej orës 19:00, Rahoveci 029 e pret kampionen në fuqi, Trepçën. Trepça vlerësohet favorite e madhe. 

Ndërkohë prej orës 20:00 është ndeshja mes Borës dhe Vëllaznimit. Vëllaznimi mbeti në Superligë vetëm pasi Drita e Gjilanit nuk plotësoi kriteret për të garuar në elitë. Bora e Prishtinës është sërish skuadër stabile dhe vlerësohet favorite.

Derbi i xhiros zhvillohet të dielën nga ora 17:00. Në Prizren takohen Bashkimi e Golden Eagle Ylli. Bëhet fjalë për dy prej skuadrave më të forta të Superligës, që kanë bërë investime të mëdha dhe kanë pretendime për të fituar trofe. Si Bashkimi ashtu edhe Ylli kanë angazhuar lojtarë cilësorë vendorë e të huaj dhe forcën synojnë ta shfaqin që në xhiron e parë.