Sigal Prishtina ka prezantuar të shtunën pasdite qendrën amerikane Daniel Hankins-Sanford.
Sanford është basketbollist i lindur në vitin 2003 dhe i gjatë 202 centimetra.
Ai ka luajtur te South Carolina Gamecocks e Massachusetts Minutemen.
Në sezonin e fundit pati mesatare prej 11.3 pikëve, 7.1 kërcimeve e 1.4 asistimeve.
Sigal Prishtina të dielën nga ora 19:30 luan në udhëtim te Rahoveci 029.
Në tri xhirot e para e ka një fitore e dy disfata.