KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
μπάσκετ

Δεύτερη συνεχόμενη νίκη για την Ένωση

Ενωση

Bashkimi e ka shënuar fitoren e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Bashkimi të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” e mposhti Rahovecin 029 me rezultatin 100:84.

Për Rahovecin 029 ishte disfata e dytë. Në xhiron e parë është mposhtur edhe nga Trepça. 

Ndërkohë Bashkimi në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 e mposhti Golden Eagle Yllin. 
Bashkimi e fitoi çerekun e parë me shifrat 29:17. Gjithashtu, çereku i dytë u fitua sërish nga skuadra prizrenase me një pikë dallim, 26:25. 

Bashkimi e fitoi edhe çerekun e tretë, 23:19. 

Dhjetëminutëshi i fundit u fitua nga Rahoveci 029 me shifrat 23:22, por pa ndikuar në rezultatin përfundimtar. 

Më efikasi te Bashkimi ishte Arian Azemi me 11 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime. U dallua edhe Lejson Zeqiri me 18 pikë, tetë kërcime dhe një asistim. 

Ndërsa lojë të mirë te Rahoveci 029 pati Mika Adams me 25 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime. 

Ndeshja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Bashkimit filloi me disa minuta vonesë për shkak të mos prezencës së policisë në palestër.