KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
μπάσκετ

Η Ένωση ηττήθηκε στην Εσθονία από την Κάλεβι

Ενωση

Bashkimi ka pësuar humbje në ndeshjen e xhiros së tretë të “FIBA Europe Cup”. 

U mposht nga Kalevi në Tallin të Estonisë të mërkurën mbrëma me rezultatin 88:84. Ndeshja i takoi Grupit F. 

Edhe ky ballafaqim u vendos në minutat e fundit. Bashkimi ishte në epërsi 79:78, dy minuta pa u mbyllur takimi. 

Kevaughn Allen i vendësve i shënoi dy pikë nga gjuajtjet e lira për 80:79. Për tri pikë realizoi edhe Hugo Toom i ekipit estonez, ndërsa Bashkimi realizoi vetëm 23 sekonda para fundit me Divine Myles për 83:81. Allen i Kalevit shënoi sërish për 84:81 dhe më pas Damian Forrest për 86:81, kur kishin mbetur edhe 14 sekonda lojë. Pikët e fundit për Bashkimin i realizoi Lejson Zeqiri katër sekonda para fundit për 86:84. Vendësit e shfrytëzuan aksionin e fundit dhe nga gjuajtjet e lira nuk gaboi Jacob Falko për fitoren e dytë në grup. Kalevi e ka edhe një humbje. 

Bashkimi fitoi ndaj Valmieras në xhiron e parë të “FIBA Europe Cup”. Më pas nuk e zhvilloi ndeshjen ndaj Manchesterit në udhëtim shkaku i telasheve me viza.

Zeqiri ishte më i miri te Bashkimi me 23 pikë e pesë kërcime, ndërsa Lance Thomas i kishte nëntë pikë, shtatë kërcime e pesë asistime. Adrio Bailey i pati 10 pikë e gjashtë kërcime. Myles i realizoi 20 pikë por ishte i pasaktë në disa tentime.  

Te Kalevi statistikat më të mira i pati Damian Forrest me 15 pikë, 11 kërcime e një asistim. 

Më 25 tetor, Bashkimi e pret Pejën në derbin e xhiros së gjashtë të Superligës. Të mërkurën e ardhshme në ndeshjen e katërt të grupit në “FIBA Europe Cup”, Bashkimi përballet me Elan Chalonin e Francës.