KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
μπάσκετ

Η Μπασκίμι κερδίζει δραματικό αγώνα με τον Πέτζα, ο Σόρτερ αποφασιστικός

Bashkimi - Peja

Peja ishte në epërsi në shumicën e kohës. Por Shanon Shorter shpërtheu në fund me tetë pikë rresht për fitoren e rëndësishme të Bashkimit të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”në Prizren.

Ishte kjo kryendeshja e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll. Bashkimi u kthye te fitorja pas dy humbjeve rresht. Peja e pësoi humbjen e pestë rresht. 

2:49 minuta para fundit Peja ishte në epërsi 77:69. Shorter realizoi për dy pikë për 77:71. Lejson Zeqiri shënoi për 77:72 e më pas Shorter realizoi për 77:74. Peja në anën tjetër humbi disa sulme rresht, kurse 1:17 para fundit, Shorter shënoi për 77:77. Treshe tjetër shënoi 41 sekonda para fundit për 80:77. Kështu edhe u vendos ndeshja. Peja humbi aksion tjetër dhe Arian Azemi realizoi për 82:77. Më pas vendasit e mbajtën deri në fund epërsinë e krijuar.

Shorter ishte më i dalluari te Bashkimi me 27 pikë. Azemi i kishte shtatë pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime. Gian Clavell i realizoi 15 pikë e katër asistime. 

Pejës nuk i mjaftoi super paraqitja e Dwight Wilson. Ai ndeshjen e përfundoi me 27 pikë e 16 kërcime. Xavier Johnson i kishte 11 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Altin Morina realizoi 13 pikë.

Bashkimi është lider me 11 pikë. Ka pesë fitore e një disfatë. Peja mbetet me dy fitore. Tani i ka tetë pikë.