---
description: Trepça në “Minatori” në Mitrovicë fitoi me 24 pikë dallim, 87:64, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Borës.Thellë e fitoi edhe dueli
title: Ashtu si pritej, Trepça në finale të Kupës së Kosovës
image: https://resources.koha.net/images/2026/February/11/640d6d24-64db-4781-a2ce-c228cc2bcc46.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Basketboll

# Ashtu si pritej, Trepça në finale të Kupës së Kosovës

![KB Trepça](https://resources.koha.net/images/2026/February/11/640d6d24-64db-4781-a2ce-c228cc2bcc46.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 11 shkurt 2026 18:52
- Shpërndaje në:

- 11 shkurt 2026 18:52
- Shpërndaje në:

Trepça në “Minatori” në Mitrovicë fitoi me 24 pikë dallim, 87:64, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Borës.

Thellë e fitoi edhe duelin kthyes në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, për të bërë vend në finale të garës që e fitoi vitin e kaluar, bashkë me titullin dhe Superkupën. 

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales përfundoi 78:66, në të mirë të ekipit që udhëhiqet nga trajneri Adis Beqiragiq.

Rezultati pas tre çerekëve ishte i barabartë, 55:55, ndërsa dallimi u bë në periudhën e fundit, të cilin mysafirët e fituan 23:11.

Mikaile Tmushiq i kishte statistikat më të mira te Trepça me 11 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime. Drilon Hajrizi kontribuoi me 14 pikë, kurse Kenneth Hasbrouck i pati 12 pikë.

[Edhe ![Trepça pa telashe ndaj Borës](https://resources.koha.net/images/2026/February/04/b60eeaf8-383a-4422-9f35-92170edc01d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Basketboll 4 shk 2026 Trepça pa telashe ndaj Borës](https://www.koha.net/basketboll/trepca-pa-telashe-ndaj-bores)

Lance Thomas ishte më i miri te Bora me dyshifror të dyfishtë prej 16 pikëve, 10 kërcimeve e pesë asistimeve.

Finalja luhet më 18 shkurt. Në finale, Trepça e nis fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina – Bashkimi. Bashkimi e fitoi ndeshjen e parë në Prizren 83:67.

[#KB Trepça](https://www.koha.net/tag/kb-trepca) [#Kupa e Kosovës](https://www.koha.net/tag/kupa-e-kosoves)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trepça pa telashe ndaj Borës](https://resources.koha.net/images/2026/October/18/b05c123d-ac2f-4717-a002-fc7a2d9acf19.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Basketboll 18 tet 2026 Trepça pa telashe ndaj Borës](https://www.koha.net/basketboll/trepca-pa-telashe-ndaj-bores-1)
- [![Trepça e feston titullin e shtatë në Prizren](https://resources.koha.net/images/2026/May/20/74ded1de-b967-498b-8b0c-7c71bb731073.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Basketboll 20 maj 2026 Trepça e feston titullin e shtatë në Prizren](https://www.koha.net/basketboll/trepca-i-afrohet-titullit)
- [![Bashkimi i bashkohet Trepçës në finale](https://resources.koha.net/images/2026/May/06/c7e65bce-730c-4b5b-965d-b7f6c006d708.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 6 maj 2026 Bashkimi i bashkohet Trepçës në finale](https://www.koha.net/futboll/bashkimi-i-bashkohet-trepces-ne-finale-1)
- [![Trepça bindëse në “Minatori”, i afrohet finales](https://resources.koha.net/images/2026/April/30/f8978703-1eb5-41da-8c5e-8460c9ca6f5f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Basketboll 30 pri 2026 Trepça bindëse në “Minatori”, i afrohet finales](https://www.koha.net/basketboll/trepca-bindese-ne-minatori-i-afrohet-finales)

[Arbëri.]() [Rexhepi: Dënimet jomeritore për dhunuesit, një nga faktorët të vrasjes së grave](https://www.koha.net/arberi/rexhepi-nje-nga-faktoret-e-vrasjes-se-grave-denimet-jomeritore-per-dhunuesit)

[Reklama.]() [Udhëtimi nga Karlsruhe / Baden-Baden fillon me PrishtinaTickets](https://www.koha.net/reklama-marketing/udhetimi-nga-karlsruhe-baden-baden-fillon-me-prishtinatickets)

[Futboll.]() [Lajm i keq për Chelsean, Pedro mungon disa javë](https://www.koha.net/futboll/lajm-i-keq-per-chelsean-pedro-mungon-disa-jave)

[Futboll.]() [Daku thotë se refuzoi një ekip nga Serie A për Spartakun](https://www.koha.net/futboll/daku-thote-se-refuzoi-nje-ekip-nga-serie-a-per-spartakun)

[Futboll.]() [Carrick mbetet në krye të Manchester Unitedi](https://www.koha.net/futboll/carrick-mbetet-ne-krye-te-manchester-unitedi)

[Futboll.]() [Berisha kthehet nga lëndimi](https://www.koha.net/futboll/berisha-kthehet-nga-lendimi-1)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ashtu si pritej, Trepça në finale të Kupës së Kosovës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/basketboll/ashtu-si-pritej-trepca-ne-finale-te-kupes-se-kosoves","datePublished":"2026-02-11T18:52:38+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:15:08+02:00","articleSection":"Basketboll","wordCount":179,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Trepça në “Minatori” në Mitrovicë fitoi me 24 pikë dallim, 87:64, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Borës.Thellë e fitoi edhe dueli","url":"https://www.koha.net/basketboll/ashtu-si-pritej-trepca-ne-finale-te-kupes-se-kosoves","keywords":"KB Trepça, Kupa e Kosovës","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/February/11/640d6d24-64db-4781-a2ce-c228cc2bcc46.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
