Vetura e parë tërësisht elektrike e Ferrarit ka vendosur një rekord të ri në tregun e ankandeve.
Ferrari Luce i personalizuar në mënyrë unike është shitur për 40 milionë dollarë (34.5 milionë euro) në një ankand bamirësie të organizuar nga RM Sotheby’s në Shtetet e Bashkuara, raportoi “Euronews”.
Shuma e paguar tejkaloi me një diferencë të madhe parashikimin fillestar të ankandit, i cili ishte mbi 1.1 milionë dollarë (rreth 950 mijë euro). Sipas shtëpisë së ankandeve, kjo është shuma më e lartë e paguar ndonjëherë në ankand për një veturë të re.
Shitja u zhvillua rreth tre muaj pasi Ferrari prezantoi Lucen, modelin e parë tërësisht elektrik të kompanisë.
Vetura, e cila ka një çmim fillestar prej rreth 550 mijë eurosh, u prit me reagime të forta, veçanërisht për dizajnin e saj.
Në aspektin teknik, Luce është automjet me performancë të lartë. Disponon katër motorë elektrikë, nga një për secilën rrotë, me një fuqi maksimale prej 1,050 kuajfuqish.
επίσης
Η Ferrari αποκαλύπτει λεπτομέρειες για το πρώτο της ηλεκτρικό μοντέλο, που αναμένεται να κοστίσει 500 ευρώ
Ferrari deklaron se makina përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin në 310 km/h.
Rekordi i mëparshëm për çmimin më të lartë të paguar në ankand për një veturë të re mbahej nga një Ferrari Daytona SP3, i cili u shit për 26 milionë dollarë në vitin 2025.
Të ardhurat e plota nga shitja e Ferrari Luce do t’i dhurohen Ferrari Foundation, e cila do t’i përdorë fondet për të mbështetur iniciativa në fushën e arsimit.