KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
AUTO

Η ηλεκτρική Skoda σημειώνει ρεκόρ, καταναλώνει όσο ένα υπεροικονομικό ντίζελ

Skoda Peaq

Skoda ka vendosur rekord të ri me SUV-in e ri elektrik me shtatë ulëse, i cili ka arritur të përshkojë 936 kilometra me një karikim të vetëm.

Modeli Skoda Peaq 90 ka shënuar konsum mesatar prej vetëm 9.2 kWh për 100 kilometra, shifër që është jashtëzakonisht e ulët për një SUV të kësaj madhësie. Sipas përllogaritjeve të energjisë, ky konsum është i barasvlershëm me rreth 0.9 litra naftë për 100 kilometra.

Për të realizuar rekordin, Skoda përdori inteligjencën artificiale për të planifikuar rrugën më efikase. Udhëtimi nisi nga fabrika e kompanisë në Mlada Boleslav të Çekisë dhe vazhdoi përmes pjesëve më të rrafshëta të Gjermanisë, deri në Holandë.

Ekipi zgjodhi kryesisht rrugë rajonale, ku shpejtësitë më të ulëta ndihmojnë në uljen e konsumit të energjisë. 

Kur arriti në Holandë, automjeti kishte përshkuar tashmë 750 kilometra, duke tejkaluar dukshëm autonominë zyrtare prej 647 kilometrash sipas standardeve. Me energjinë e mbetur në bateri, ekipi vazhdoi udhëtimin deri në qytetin bregdetar të Zandvoort.