---
description: Zyra e Rregullatorit për Energji u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike, pasi sipas saj, shpenzimi në periudhën e pikut ka arritur atë t
title: ZRRE-ja alarmon se shpenzimi i energjisë në kohën e pikut ka arritur atë të Shqipërisë
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/27/82f28730-86fb-48bd-9ec3-97645a72733d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# ZRRE-ja alarmon se shpenzimi i energjisë në kohën e pikut ka arritur atë të Shqipërisë

- Nga: [Sanie Jusufi](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles) [![Sanie Jusufi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Sanije_21544542253.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles)
- 30 dhjetor 2025 19:23
- Shpërndaje në:

- Nga: [Sanie Jusufi](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles) [![Sanie Jusufi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Sanije_21544542253.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles)
- 30 dhjetor 2025 19:23
- Shpërndaje në:

## Rritja e ndjeshme e konsumit të energjisë elektrike ka vënë në alarm institucionet përgjegjëse. Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë thirrje për kursim, pasi gjatë ditëve të fundit konsumi në orët e pikut ka arritur nivele të krahasueshme me ato të Shqipërisë, duke rritur nevojën për import por edhe duke shtuar presionin mbi sistemin energjetik të vendit. E në mbledhjen e këtij institucioni janë caktuar tarifat e reja të ngrohjes për konsumatorët e ndërmarrjeve publike “Termokos” dhe “Gjakova”

Zyra e Rregullatorit për Energji u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike, pasi sipas saj, shpenzimi në periudhën e pikut ka arritur atë të Shqipërisë.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, tha se konsumi në këtë periudhë shkon në 1.500 megavat për orë, shumë mbi prodhimin në Kosovë që është 900 megavatë.

“Bëjmë thirrje edhe te konsumatorët e energjisë elektrike të bëjnë kursime dhe ato kursime do të reflektohen në tarifat e ardhshme të energjisë elektrike. Pra, u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve, sidomos të energjisë elektrike, që të paktën për muajin dhjetor dhe janar të kursejnë energji elektrike”, tha Fejzullahu. 

Fejzullahu theksoi se kjo diferencë duhet të importohet dhe, përveç kësaj, tha se ka edhe probleme të kapaciteteve transmetuese dhe shpërndarëse.

Sipas tij, konsumatorët në zonat rurale dhe në shtëpi duhet të gjejnë zgjidhje alternative për ngrohje, e jo ta bëjnë këtë me energji elektrike.

“Konsumi i pikut në Kosovë i është ofruar pikut maksimal të Shqipërisë, që është 1 mijë e 600 megavat, ose 1.2 që është Maqedonia. Megjithëse si popullsi Shqipëria është dyfishi i Kosovës, ne iu kemi përafruar konsumit të energjisë elektrike në këto ditë”, tha Fejzullahu.

E në mbledhjen e këtij institucioni të martën, janë caktuar tarifat e reja të ngrohjes për konsumatorët e ndërmarrjeve publike “Termokos” dhe “Gjakova”. 

[Edhe ![ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje](https://resources.koha.net/images/2023/April/04/_129266823_radiator-index-getty.jpg1680625744.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 dhj 2025 ZRRE-ja ul çmimin për ngrohje](https://www.koha.net/arberi/zrre-ja-ul-cmimin-per-ngrohje)

“Në propozimin e këtij viti, të hyrat e lejuara maksimale për NQ Gjakova dhe NQ Termokosi do të rezultojnë: për Termokos kemi zbritje të tarifave për rreth 4 për qind, kurse për NQ Gjakova për 5 për qind. Kjo duhet të theksohet se është vetëm për konsumatorët me matje, pasi kemi konsideruar se ka pasur kursim te kjo kategori e konsumatorëve dhe si rezultat i këtij kursimi është reflektuar edhe në tarifat e këtyre dy ndërmarrjeve për vitin 2025–2026”, tha Fejzullahu. 

Tarifa për konsumatorët në kryeqytet, e që kanë matës të instaluar, do të jetë 73 centë për kilovat, kurse për ata pa matës do të jetë 76 centë në muaj për metër katror. 

Kurse, tarifa mujore e ngrohjes për qytetarët e Gjakovës do të jetë 72 centë.

[#zrre](https://www.koha.net/tag/zrre) [#konsumi](https://www.koha.net/tag/konsumi) [#energjia elektrike](https://www.koha.net/tag/energjia-elektrike) [#mbingarkesa](https://www.koha.net/tag/mbingarkesa) [#SHPENZIME](https://www.koha.net/tag/shpenzime)

Artikuj të ngjashëm

- [![Termokosi pret tarifa të reja, nesër nis sezoni i ngrohjes](https://resources.koha.net/images/2025/January/24/d86b2f20-0522-4bef-a955-ac16bfc31599.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 tet 2026 Termokosi pret tarifa të reja, nesër nis sezoni i ngrohjes](https://www.koha.net/arberi/termokosi-pret-tarifa-t-reja-neser-nis-sezoni-i-ngrohjes)
- [![ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë](https://resources.koha.net/images/2024/January/09/rryma16802790851704819942.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 10 pri 2026 ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë](https://www.koha.net/arberi/zrre-ja-propozon-te-mos-kete-shtrenjtim-te-energjise)
- [![Haxhimusa: Nëse hyjnë në fuqi tarifat e reja të rrymës rritja do të jetë 15 - 21 për qind](https://resources.koha.net/images/2026/April/01/37b723f1-150d-4c3c-85b4-8810755b977a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 pri 2026 Haxhimusa: Nëse hyjnë në fuqi tarifat e reja të rrymës rritja do të jetë 15 - 21 për qind](https://www.koha.net/arberi/haxhimusa-nese-hyjne-ne-fuqi-tarifat-e-reja-te-rrymes-rritja-do-te-jete-15-21-per-qind)
- [![Kurti flet për ngrohje: Ngrohemi shumë me rrymë, kena qejf nxehtë](https://resources.koha.net/images/2026/January/29/2513c732-2e5e-4aed-8610-e432affc945a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 jan 2026 Kurti flet për ngrohje: Ngrohemi shumë me rrymë, kena qejf nxehtë](https://www.koha.net/arberi/kurti-flet-per-shpenzimet-per-ngrohje-kemi-qejf-nxehte-kemi-qejf-me-nejt-ne-maica)

[Arbëri.]() [Udhëheqësi i Listës Studentore në Serbi: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë](https://www.koha.net/arberi/udheheqesi-i-listes-studentore-ne-serbi-dialogu-me-kosoven-dhe-integrimi-evropian-do-te-vazhdojne)

[Auto.]() [Mercedes-Benz ul pritshmëritë për fitimin në 2026-n, thellohet kriza](https://www.koha.net/auto/mercedes-benz-ul-pritshmerite-per-fitimin-ne-2026-n-thellohet-kriza)

[Futboll.]() [Schurpf kërkon që Baseli t’ia vazhdojë kontratën Shaqirit](https://www.koha.net/futboll/schurpf-kerkon-qe-baseli-tia-vazhdoje-kontraten-shaqirit)

[Futboll.]() [Van Gaal kritikon UEFA-n](https://www.koha.net/futboll/van-gaal-kritikon-uefa-n)

[Botë.]() [Merz: SHBA-ja dhe Rusia s’mund ta zgjidhin çështjen e luftës pa Ukrainën dhe Evropën](https://www.koha.net/bote/merz-shba-ja-dhe-rusia-smund-ta-zgjidhin-ceshtjen-e-luftes-pa-ukrainen-dhe-evropen)

[Futboll.]() [Lajme pozitive për trajnerin e Bayernit](https://www.koha.net/futboll/lajme-pozitive-per-trajnerin-e-bayernit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"ZRRE-ja alarmon se shpenzimi i energjisë në kohën e pikut ka arritur atë të Shqipërisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/zrre-ja-alarmon-se-shpenzimi-i-energjise-ne-kohen-e-pikut-ka-arritur-ate-te-shqiperise","datePublished":"2025-12-30T19:23:06+01:00","dateModified":"2026-07-11T09:05:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":404,"author":[{"@type":"Person","name":"Sanie Jusufi","url":"https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Zyra e Rregullatorit për Energji u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike, pasi sipas saj, shpenzimi në periudhën e pikut ka arritur atë t","url":"https://www.koha.net/arberi/zrre-ja-alarmon-se-shpenzimi-i-energjise-ne-kohen-e-pikut-ka-arritur-ate-te-shqiperise","keywords":"zrre, konsumi, energjia elektrike, mbingarkesa, SHPENZIME","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/27/82f28730-86fb-48bd-9ec3-97645a72733d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
