KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Φον ντερ Λάιεν: Η φιλοδοξία για ένταξη στην ΕΕ πρέπει να μετατραπεί σε απτή πρόοδο

ανάγνωση

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursuala von der Leyen, ka bërë thirrje që Kosova të ketë institucione plotësisht funksionale sa më shpejt. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ajo ka theksuar se stabiliteti institucional është përparim drejt Bashkimit Evropian. 

Von der Leyen ka thënë se BE-ja ka qenë dhe është ndër mbështetëset kryesore të Kosovës, ndërsa ka përmendur Planin e Rritjes duke theksuar se Kosova mund të pranojë mbi 882 milionë euro. 

“Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, hapi radhës është zgjedhja e presidentit dhe së fundmi po vërejmë se dialogu mes partive politike është i mundur dhe se ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje, reformë e përparim drejt BE-së... Kosova mund të pranojë mbi 882 milionë euro sipas Planit të Rritjes, keni marrë 62 milionë si parafinancim, mund të vinë edhe mjete të tjera. Ju nxisim të bëni reforma, të lëvizni shpejt dhe që institucionet të jenë plotësisht funksionale. Plani i Rritjes mund t’ju shpie më afër tregut të përbashkët dhe ju duhet ta kapni këtë mundësi”, ka thënë ajo në konferencë. 

Von der Leyen deklaroi se aspirata për anëtarësim në BE duhet të shndërrohet në progres konkret. 

“Unë besoj në të ardhmen e Kosovës në BE dhe e di se sa thellësisht ndjehen evropianë populli i Kosovës. Detyra jonë është që ta shndërrojmë këtë aspiratë në progres konkret drejt anëtarësimit”. 

Ndërsa ka folur edhe për aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të BE-së, duke potencuar se dënimi është individual dhe se nuk është gjykuar Kosova. 

“Aktgjykimi i Speciales ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që thërrasin për qetësi.  Aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet. Mbrojtja ka të drejtë të apelojë. Ky aktgjykim ka të bëjë për përgjegjësinë individuale, rezidenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim dhe duhet të respektojmë kujtesën për të gjitha viktimat për të gjitha komunitetet në Kosovë. Kujtesa duhet të mbetet pjesë e të shkuarës dhe të shkojmë drejt pajtimit”. 

 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Ursula von der Leyen

Ο Φον ντερ Λάιεν στο Κοσσυφοπέδιο σήμερα, συναντά τους Χατζίου και Κούρτι