KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η Termokos αναμένει νέα τιμολόγια, η περίοδος θέρμανσης ξεκινά αύριο

ΤΕΡΜΩΚΟΣ

Ndërmarrja publike “Termokos” pritet të nisë furnizimin me ngrohje më 15 tetor, në afatin e zakonshëm të fillimit të sezonit të ngrohjes. Zëdhënësja e kësaj ndërmarrjeje, Aferdita Uka, ka thënë për KosovaPress se përgatitjet për sezonin e ri kanë përfunduar me kohë dhe se aktualisht janë duke u realizuar testimet e fundit të pajisjeve.

Sipas Ukës, Termokosi aktualisht ka mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes, ndërsa furnizimi në fillim të sezonit do të bëhet gradualisht, për të ruajtur funksionimin e sistemit dhe për të shmangur dëmtimet e mundshme teknike.

“Nga periudha e verës, janë kryer të gjitha intervenimet e nevojshme, ndërhyrja në rrjetin e ngrohjes kudo që ka pasur vështirësi në qarkullimin e ngrohjes gjatë sezonit të kaluar ngrohës, a është vërejtur ndonjë dobësi, diçka e rrjetit, ka pasur ndërhyrje nëpër pajisjet e ngrohjes, pastrim, zëvendësim të ventileve, dhe gjithë këto përgatitje pra janë përfunduar me kohë. Tani jemi duke i realizuar testimet e fundit të këtyre pajisjeve para se të fillojmë marrjen e sasive të para të avullit nga KEK-u për të prodhuar energji ngrohëse dhe për ta shpërndarë atë tek mbi 25 mijë konsumatorë sa i kemi të kyçur aktualisht në rrjetin tonë të ngrohjes”, ka thënë Uka.

Sa i përket zgjerimit të rrjetit, Uka ka bërë të ditur se nuk pritet të ketë rritje të madhe të numrit të konsumatorëve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa zgjerimi më i madh pritet të realizohet përmes projekteve kapitale.

“Në raport me vitin e kaluar, nuk ka pasur ndonjë zgjerim më të madh të numrit të konsumatorëve, për arsye se vitin e kaluar kanë përfunduar projektet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, të cilat kanë qenë të realizuara falë projekteve me donatorë ndërkombëtarë, me mbështetjen financiare të donatorëve ndërkombëtarë, por edhe me një participim mjaft të dukshëm edhe nga ndërmarrja jonë me mjete vetanake, pra. Ndërsa ndërkohë, që nga përfundimi i sezonit ngrohës deri më tani, ka pasur kërkesa individuale të një objekti banesor apo ndonjë institucioni kudo që është parë se ka mundësi, ka kapacitet, ka kapacitet termik mjaftueshëm për të furnizuar me ngrohje edhe ndonjë objekt shtesë”, ka deklaruar ajo.

Uka ka theksuar se përmes projektit “Solar 4 Kosovo” dhe projekteve të tjera për rritjen e kapaciteteve, synohet zgjerimi i rrjetit edhe në lagje të Prishtinës që aktualisht nuk janë të përfshira në sistemin e ngrohjes.

“Me projektin Solar 4 Kosovo ne do të përfitojmë mbi 8600 konsumatorë të rinj, dhe rrjeti ngrohës do të shpërndahet edhe nëpër lagje të tjera të qytetit të Prishtinës, ku deri tani nuk kanë qenë të përfshira në rrjetin e ngrohjes, pra”, ka thënë Uka.

Duke folur për tarifat e ngrohjes, Uka ka bërë të ditur se vendimi për çmimet i takon Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ndërsa ndërmarrja është në pritje të tarifave të reja.

“Në fakt, çmimet, tarifat e ngrohjes i përcakton Zyra e Rregullatorit për Energji. Për arsye se ai është i vetmi autoritet që na i përcakton këto tarifa, në bazë të raporteve që ua dërgojmë ne, në baza të rregullta periodike, ata bëjnë llogaritjen e këtyre tarifave dhe para çdo fillimi të sezonit ngrohës na njoftojnë ne me pritjet e tarifave të reja. Vitin e kaluar, për dallim prej shërbimeve të tjera, energjisë elektrike dhe ujit që kanë pasur rritje të çmimeve, ka qenë i vetmi shërbim, ngrohja, që ka pasur zbritje të tarifave. Ne tarifat e ZRRE-së i aplikojmë, është një listë e takimeve apo mbledhjeve me ta ku diskutohen këto tarifa. Janë ato komunikimet e rregullta zyrtare me zyrtarët përkatës të ndërmarrjes sonë, për momentin që vjen si vendim nga ZRRE-ja, neve vetëm na mbetet t'i aplikojmë ato. Po tash jemi pra në pritje të tarifave të reja”, ka deklaruar ajo.

Për sa i përket mundësisë së ndërprerjeve të furnizimit gjatë sezonit, Uka ka thënë se, pavarësisht përgatitjeve dhe investimeve në rrjet, nuk mund të përjashtohen plotësisht problemet teknike, për shkak të shtrirjes së gjerë të sistemit.

“Po ne e kemi një rrjet mjaft të gjerë të ngrohjes, të shtrirë nëpër qytetin e Prishtinës, nëpër lagje. Dhe fatmirësisht, falë projekteve që kemi realizuar deri më tani, kemi arritur t'i ndryshojmë gypat, pra t'i zëvendësojmë gypat e vjetër me gypa të rinj, të parapërgatitur që i kanë standardet shumë të larta dhe siguri të madhe të operimit. Megjithatë, me një rrjet prej 180 kilometrash të shtrirë nëpër qytetin e Prishtinës dhe mbi 800 nënstacione të ngrohjes nëpër hyrjet e objekteve banesore, është pak e pamundur të parashikohet me përpikëri se do të ketë furnizim, s'mund ta garantojmë se nuk do të ketë ndonjë problem teknik ndërkohë. Ne jemi gati të furnizojmë me ngrohje të gjithë ata konsumatorë që janë kyçur në rrjetin ngrohës. Për çdo eventualitet janë ekipet kujdestare, janë ekipet përkatëse për secilën lagje ku është i shtrirë rrjeti i ngrohjes dhe në momentin që do të paraqitet ndonjë dëmtim i gypave, rrjedhje uji apo çfarëdo problemi, ato arrijnë në afatin sa më të shpejtë të mundshëm tek ai problem, e evitojnë dhe e kthejnë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët”, ka thënë Uka.