KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Σεισμός στην Αλβανία

TERMET

Lëkundje tërmeti janë ndier pas mesnate në jug të Shqipërisë, duke shkaktuar panik te qytetarët në disa zona.

Sipas të dhënave paraprake të IGJEUM dhe EMSC, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35, me epiqendër në zonën e Himarës dhe me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

Dridhjet janë ndjerë në disa zona të jugut të vendit, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, shkruan rtsh.

Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme në vijim, ndërsa situata po monitorohet.