KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Σήμερα δεν θα υπάρχει περιορισμός για φορτηγά άνω των 20 τόνων

Δρόμος

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për automjetet e rënda.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë në baza ditore parashikimet meteorologjike.

Po ashtu, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të parapara me vendim.