KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η Αλβανία επικρίνει τη δραστηριότητα όπου ακούστηκε ο ύμνος της πΓΔΜ, αλλά όχι ο αλβανικός

Αλβανία

Ministria për  Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë e ka quajtur mungesë mirësjelljeje dhe të protokollit mospërfshirjen e himnit shqiptar në një aktivitet në Pustec të Korçës, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. 

Aktiviteti u zhvillua të enjten në Pustec dhe ishte i fokusuar te kultura maqedonase. Në të mori pjesë Mickoski, kryetari i Bashkisë dhe përfaqësues të tjerë. Gjatë aktivitetit u intonua Himni Kombëtar i Maqedonisë së Veriut, por jo edhe ai i Shqipërisë. Ministria për këtë ka shprehur keqardhje teksa ka theksuar se respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi, por pjesë e etikës institucionale, protokollit dhe respektit të ndërsjellë. 

“Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë”, është shkruar në reagim.

Ndër tjerash ka shkruar se respekti për simbolet kombëtare është “themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona”.

Pusteci është e vetmja bashki në Shqipëri ku komuniteti maqedonas përbën shumicën e popullsisë. 

E kryeministri Edi Rama ka thënë se kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, ka kërkuar paraprakisht të luhej edhe himni shqiptar, por se “u injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij”. 

επίσης Ο Ρουγκόβα αποδυναμωμένος, ο Πακόλι Ρώσος απεσταλμένος, η συνάντηση με τον Μιλόσεβιτς και ο επίπονος δρόμος προς το Ραμπουγιέ Arberi Ο Ρουγκόβα αποδυναμωμένος, ο Πακόλι Ρώσος απεσταλμένος, η συνάντηση με τον Μιλόσεβιτς και ο επίπονος δρόμος προς το Ραμπουγιέ

“Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund”, ka thënë Rama.