KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Εξαρθρώνεται η «συμμορία Krasniqi» που επιβλήθηκε από τη Βρετανία κυρώσεις για λαθρεμπόριο ανθρώπων

ss

Shtatë pjesëtarë të një bande kosovare të falsifikimit të dokumenteve janë arrestuar ose vetëdorëzuar pas përpjekjeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës për shkatërrimin e rrjetit të tyre. Besohet se vendosja e sanksioneve vitin e kaluar nga Britania pati rol kyç në kapjen e tyre. 

Shtatë anëtarë të rrjetit të njohur si rrjeti Krasniqi, po përballen me drejtësinë për një operacion të madh falsifikimi, i cili prodhonte dokumente identiteti, pasaporta dhe patent-shoferë të falsifikuara për migrantë që kërkonin të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera.

Dokumentet e sofistikuara u mundësonin migrantëve të paligjshëm të pretendonin se ishin shtetas nga më shumë se 50 shtete, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar. Besohet se këto dokumente kanë ndihmuar mijëra migrantë të paligjshëm të udhëtonin nëpër Evropë.

Disa prej të dyshuarve u arrestuan nga Policia e Kosovës, e disa u dorëzuan vetë në polici pas vendosjes së sanksioneve.

Shtatë personat përfshijnë Flamur Krasniqin, i cili dyshohet se i janë gjetur në posedim dokumente të falsifikuara; Valon Krasniqin, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; dhe Arif Krasniqin, i cili pretendohet se ka shërbyer si ndërmjetës i grupit, duke siguruar klientë për shërbimet e tyre.

Në mesin e tyre janë edhe Nexhmije Selmani, e akuzuar se ka ofruar objekte që janë përdorur nga grupi për falsifikimin e dokumenteve dhe se ka qenë e përfshirë në sigurimin e pajisjeve për falsifikim; Shkembim Ermellahu, i cili dyshohet se është gjetur në posedim të dokumenteve të falsifikuara; Sami Duriqi, i akuzuar se ka qenë i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; dhe Granit Avdyli, i cili thuhet se ka qenë i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe në reklamimin e shërbimeve të grupit.

Sanksionet i mundësojnë qeverisë britanike të ngrijë asetet e trafikantëve, si dhe të çdo individi apo biznesi që i furnizon ata me pajisje ose u ofron ndihmë financiare. 

επίσης Η Βρετανία επιβάλλει κυρώσεις στο «Δίκτυο Κρασνίκι» κατηγορώντας το για πλαστογράφηση εγγράφων για λαθρεμπόριο ανθρώπων Arberi Η Βρετανία επιβάλλει κυρώσεις στο «Δίκτυο Κρασνίκι» κατηγορώντας το για πλαστογράφηση εγγράφων για λαθρεμπόριο ανθρώπων

Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, autoritetet e Kosovës vlerësuan se ishte “shumë e mundshme” që sanksionet britanike të kishin pasur një ndikim të rëndësishëm në vendimin e disa anëtarëve të bandës Krasniqi për t’u dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Të gjithë të dyshuarit ishin shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, por disa prej anëtarëve të bandës që u dorëzuan vetë e bënë këtë vetëm pasi Mbretëria e Bashkuar i kishte futur në listën e sanksioneve.

“Puna e Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën për t’i arrestuar ata është një shembull se si partneritetet tona jashtë vendit na bëjnë më të fortë edhe brenda vendit”, ka thënë ministri për Evropën Stewart Wood.