Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për dy vepra penale “spiunazh” dhe “shantazh”. Ai akuzohet se ka ndihmuar Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA), duke mbledhur dhe dërguar informacione, dokumente dhe materiale që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës. Në fillim të 2025-tës, KOHA ka informuar se si inspektori i AKI-së ka dorëzuar më 2024 në Prokurorinë Speciale një raport, në të cilin konstatohet se gjatë periudhës 2017-2020 pa u ndjekur procedurat janë shpenzuar 2 milionë euro nga shefat e AKI-së, prej të cilave 639 mijë euro i janë dhënë Fatmir Shehollit
Fatmir Sheholli që ishte paguar mes viteve 2017-2020 me 639 mijë euro nga ish-shefat e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), tash po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se ka ndihmuar Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA), duke mbledhur dhe dërguar informacione, dokumente dhe materiale që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, si dhe duke pranuar materiale nga ai shërbim i huaj me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme të Republikës së Kosovës.
Dhe ndërkohë që për dosjen që inspektori i AKI-së më 2024 ia ka dorëzuar prokurorisë është thënë se kanë pushuar hetimet, PRSK-ja, të martën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sheholli për dy vepra penale “spiunazh” dhe “shantazh”.
Sipas aktakuzës, Sheholli nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.
Κατηγορείται ότι συνέλεξε, διασφάλισε και διαβίβασε μέσω τηλεφωνικών μηνυμάτων δεδομένα, πληροφορίες και έγγραφα που σχετίζονται με πολιτικές δραστηριότητες, την κατάσταση ασφαλείας και τη λειτουργία των θεσμών της Δημοκρατίας του Κοσσυφοπεδίου.
Ο Σεχόλι κατηγορείται για το ποινικό αδίκημα του «Εκβιασμού», αφού, κατά τα έτη 2022 έως Δεκέμβριο του 2025, εκβίασε τον παθόντα AJ, αναγκάζοντάς τον να ενεργήσει εις βάρος της περιουσίας του, σε ποσό που υπερβαίνει τα 13,000.00 ευρώ.
επίσης
Συνελήφθη ο Φατμίρ Σεχόλι ως ύποπτος για κατασκοπεία
Σύμφωνα με το κατηγορητήριο, ο Sheholli ζήτησε από τον τραυματία χρήματα στο όνομα δανείου, απειλώντας ότι, εάν δεν του δινόταν το ποσό, θα δημοσίευε βιντεοσκοπήσεις και πληροφορίες στα μέσα ενημέρωσης που θα έβλαπταν σοβαρά την τιμή, τη φήμη και το κύρος του τραυματία.
Në aktakuzë përmenden dokumentet që janë gjetur tek i pandehuri e që përmbanin veprime që çojnë në zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik në Kosovë dhe rajon. Po ashtu edhe shpërndarjen e materialeve dhe dokumenteve të shërbimeve serbe.
Aktakuza ndaj Shehollit tashmë i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai gjendet aktualisht në paraburgim.
Ish-shefat e AKI-së dyshohet se nga fondi special 2 milionësh, 639 mijë ia kanë dhënë Shehollit
Por, disa muaj para se të arrestohet Sheholli (më 9 tetor të vitit 2025), është raportuar se krahas dyshimeve për spiunazh, ai është i përfshirë edhe në keqpërdorim të buxhetit. Në mars të vitit 2025, KOHA ka informuar se inspektori i AKI-së ka dorëzuar më 2024 në Prokurorinë Speciale një raport, në të cilin konstatohet se pa u ndjekur procedurat e brendshme ka pasur rritje buxheti për informatorët gjatë viteve 2017-2020, ndërsa shpenzimi i rreth 2 milionë eurove është bërë pa u evidentuar pranuesit, apo edhe në rastet kur ata janë ditur nuk ka pasur të dhëna për informatat e marra në këmbim. Në mesin e atyre që përfituan nga ky fond është edhe Fatmir Sheholli, i cili, sipas raportit, ka pranuar 639 mije euro prej AKI-së.
Në dosjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, thuhet se rreth 2 milionë euro të fondit special të AKI-së dyshohet se ishin shpenzuar nga tre-ish drejtorët e këtij institucioni, Driton Gashi, Shpend Maxhuni dhe Kreshnik Gashi.
Raporti i inspektimi, thotë se ish-drejtori Driton Gashi nga Fondi Special Operativ kishte shpenzuar mbi 1 milion euro, prej të cilave 500 mijë euro nuk dihet se kush i kishte pranuar. Për 500 mijë euro të tjera, kryeinspektori i AKI-së, Kujtim Shala, e pati konfirmuar se ishin pranuar nga Fatmir Sheholli.
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, sipas dosjes së Inspektoratit, në 9 raste thuhet se i ka dorëzuar tek Fatmir Sheholli mbi 500 mijë euro. Ndërsa, shuma e parave që Shpend Maxhuni kishte dorëzuar te Sheholli në 4 raste llogaritet të jetë 139 mijë euro.
Sheholli në tetor të vitit 2025 ishte pyetur nga “kallxo.com” nëse ka pranuar rreth 640 mijë euro në disa raste prej drejtorëve të AKI-së, por ai nuk ishte përgjigjur drejtpërdrejt.
“Dëgjo, na kemi kry shërbime që nuk janë për opinion. Edhe këto sene nuk mundem me jua thanë juve. Çfarë veprime, çfarë angazhime m’ka dhanë në atë kohë Agjencia e Inteligjencës”, kishte thënë mes tjerash Sheholli.
Për ta sqaruar krejt situatën, kryeinspektori i AKI-së, Kujtim Shala, në shkurt të vitit 2025 ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale.
“Më datë 28 shkurt 2025 i jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në cilësinë e dëshmitarit. Kjo ftesë lidhet me lëndën/dosjen të cilën AKI e ka përcjellë vitin e kaluar në Prokurorinë e Shtetit, pas procedurës së një inspektimi të brendshëm që i përket periudhës 2017–2020, nga i cili proces kanë rezultuar dyshime të bazuara për keqpërdorim të buxhetit të AKI-së, rrjedhimisht buxhetit të Republikës së Kosovës”, kishte thënë ai.
Kosova brenda 20 vjetëve Kandahar - dokumenti zbulon qëllimet e Serbisë nëpërmjet radikalizimit islamik
Në mesin e dëshmive të përfshira në aktakuzën e PSRK-së kundër Shehollit, të cilën e ka siguruar KOHA, është edhe një dokument “Top Secret 2” që është gjetur në celularin e Shehollit, e që synim ka zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik në Kosovë dhe rajon.
Në atë dokument, të cilin Sheholli më 5 gusht të vitit 2025 ia ka dërguar një personi me emrin Viktor Makedonija, tregohet plani për ndërtimin e xhamive në vende të dukshme në afërsi të autoudhëve, shkollave, qendrave tregtare dhe po ashtu të trefishohet numri i xhamive në fshatrat e mëdha. Po ashtu kërkohet që edhe medresetë të shtrihen në gjithë vendin.
“Udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosmetit janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë që sa më shumë të inkuadrojnë njerëz me kombësi shqiptare me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë. Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë të cilët punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm islamin dhe të cilët janë të lidhur me udhëheqësit islamë të cilët janë duke shpërndarë islamin edhe në vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami. Ne vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova dhe Sanxhaku të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Me këtë do te arrijmë që t’i ndajmë shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shteti kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë shqiptarët më të pasur dhe me të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën”, thuhet në dokument.
Σύμφωνα με το έγγραφο, ο στόχος είναι να δημιουργηθεί μια ατμόσφαιρα στο Κοσσυφοπέδιο όπου οι άνθρωποι θα αισθάνονται σαν να ζουν σε μια ξένη χώρα και, με αυτόν τον τρόπο, κάποιοι από τους νέους θα φύγουν στο εξωτερικό και άλλοι θα αποφασίσουν να ασπαστούν το Ισλάμ.
“Pas 20 vjetëve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do të vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë. Kur kjo të arrihet Serbia do t’i ketë duart e lira të përsërisë përndjekjen e shqiptarëve në Turqi, mirëpo këtë herë jo përmes forcës por përmes udhëheqësve fetarë për punësim dhe duke iu ofruar super kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia ka dritën jeshile nga shteti i Turqisë”, thuhet në dokument.
Η εισαγγελία ισχυρίζεται ότι το περιεχόμενο αυτού του εγγράφου, σε συνδυασμό με άλλα αποδεικτικά στοιχεία που προσκομίστηκαν, είναι σχετικό με την απόδειξη της φύσης των επαφών και των δραστηριοτήτων του κατηγορουμένου σε σχέση με τις δομές της σερβικής υπηρεσίας πληροφοριών BIA.
Sheholli shpërndau dokumentin që synonte komprometimin e Kurtit
επίσης
Ο Φατμίρ Σεχόλι, ύποπτος για κατασκοπεία, επιστρέφει στο κρατητήριο μετά από νοσοκομειακή περίθαλψη.
Në aktakuzën shumëfaqëshe të siguruar nga KOHA, tregohet se në telefonin e të akuzuarit Sheholli është gjetur një dokument i emërtuar “Leptiri”, i cili ishte përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë në vitin 2001 dhe i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e tashmë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë. Me anë të atij materiali, synohej ushtrimi i presionit ndaj Kurtit për bashkëpunim me RDB-në.
“Nga analiza e dëshmisë Z#4.1, përkatësisht dokumentit të emërtuar ‘Leptiri’, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë... Nga analizimi i komunikimeve të nxjerra nga telefoni i të pandehurit rezulton se ai e ka përcjellë këtë dokument te persona të ndryshëm, si dhe ka kërkuar përkthimin e tij nga gjuha serbe në gjuhën shqipe. Këto veprime, të vlerësuara së bashku me komunikimet dhe materialet e tjera të evidentuara në telefonin e të pandehurit, janë relevante për të dëshmuar kontaktet, lidhjet dhe bashkëpunimin e tij me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet e sigurisë serbe, si dhe rolin e tij në përcjelljen dhe shpërndarjen e materialeve me origjinë nga këto struktura”, thuhet në aktakuzë.
Από την έρευνα σύμφωνα με το κατηγορητήριο, προκύπτει ότι ο Sheholli διαβίβασε αυτό το έγγραφο σε διάφορα άτομα και ζήτησε τη μετάφρασή του από τα σερβικά στα αλβανικά.
«Αυτές οι ενέργειες, αξιολογημένες μαζί με τις επικοινωνίες και άλλο υλικό που καταγράφηκε στο τηλέφωνο του κατηγορουμένου, είναι σχετικές με την απόδειξη των επαφών, των διασυνδέσεων και της συνεργασίας του με άτομα και δομές που σχετίζονται με τις σερβικές υπηρεσίες ασφαλείας, καθώς και του ρόλου του στη μετάδοση και διανομή υλικού που προέρχεται από αυτές τις δομές», αναφέρει, μεταξύ άλλων, το κατηγορητήριο που έλαβε η KOHA στο μέρος όπου αναφέρεται ο Kurti.
Tutje thuhet se kjo dëshmi e sekuestruar nga Sheholli është dokument i nënshkruar nga shefi i sektorit III të Sigurimit Shtetëror Serb (RDB).
Το κατηγορητήριο της Ειδικής Εισαγγελίας αναφέρει ότι η ίδια η κατάθεση του κατηγορουμένου αποδεικνύει ότι «από πού προέρχεται αυτό το έγγραφο;»
- I pandehuri: Këtë dokument ma ka dergu Bojan Dimic në telefonin tim.
- Prokurori: Kujt ia keni shpërndarë dokumentin “ Leptiri” që e keni marrë nga Bojan Dimic?
- I pandehuri: Këtë ia kam dergu Milazim Gashit, një mikut tim i cili është në SHISH të Shqipërisë me emrin Dritan Gjoni – Shef i SHISHIT në Durrës, ia kam dërgu Blerim Canaj dhe një personi me emrin Bashkim Pushkolli por nuk jam i sigurt a ia kam dërgu.
Kurti, për shkak të angazhimit të tij në zyrën e përfaqësuesit të UÇK-së që drejtohej nga Adem Demaçi u arrestua më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri më 2 maj 1999 ishte në burgun e Prishtinës. Nga 2 maji deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Nga 10 qershori deri më 7 dhjetor 2001 ai është mbajtur i burgosur në burgjet e Pozharevcit, Quprisë dhe Nishit. Më 13 mars të vitit 2000 atij i ishte shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116. Ishte liruar më 7 dhjetor të vitit 2001, pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politikë të regjimit serb.
Në paraqitje publike në Beograd kritikonte UÇK-në, NATO-n...
Fatmir Sheholli është arrestuar më 9 tetor të vitit 2025 pas hetimeve disamujore. Operacioni i arrestimit është zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, Sheholli është ndaluar fillimisht për 48 orë, ndërsa më pas i është caktuar masa e paraburgimit.
Sheholli ka qenë i njohur për publikun që në vitet e 90-ta, duke qenë se ishte ndër të paktët shqiptarë që nuk e fshihte angazhimin e tij në strukturat e pushtetit të Serbisë në Kosovë. Edhe në raportin Informues i Policisë së Kosovës, që përmendet në aktakuzë, thuhet se i pandehuri, gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë por edhe më herët, ka qenë pjesë e strukturave të atëhershme të sigurimit jugosllav, e po ashtu ka ushtruar edhe veprimtari mediale në Radio Televizionin e Prishtinës të administruar nga regjimi i dhunshëm serb dhe më pas në televizionin "AS TV", ku ka realizuar materiale dhe intervista që përputheshin me narrativën zyrtare të autoriteteve serbe, e në dëm të interesave të popullsisë shqiptare në Kosovë.
Raporti i Policisë mes tjerash evidenton intervista dhe paraqitje publike të të pandehurit nga Beogradi, në të cilat ai kishte kritikuar UÇK-në, NATO-n dhe politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke paraqitur pretendime se UÇK-ja ishte krijuar dhe mbështetur nga shërbimet amerikane. Sipas raportit, këto deklarime janë përdorur më pas edhe nga media dhe platforma që promovonin narrativat e autoriteteve serbe dhe ruse në dëm të interesave të Kosovës.
Aktakuza përmban komunikimet e tij me disa emra të përveçëm, përfshirë gazetarë, biznesmenë... shqiptarë.
“Pas analizimit të dëshmive materialeve të elaboruara më lart, deklarimit të pandehurit dhe ndërlidhjes së tyre në aspektin logjik dhe faktik, vërtetohet përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri Fatmir Sheholli e ka kryer veprën penale të spiunazhit siç janë përshkruar në aktakuzë, kjo ngase me veprimet e tij ka ndihmuar një shërbim të huaj të Inteligjencës, në këtë rast BIA-n serbe, duke mbledhur dhe dërguar informacione, dokumenteve dhe materiale që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, si dhe duke pranuar materiale nga ai shërbim i huaj me qëllim të krijimit të një narrative të dëmshme të Republikës së Kosovës, të pranuara nga zyrtari i BIA-s, Bojan Dimiq (përmes komunikimeve telefonike, mesazheve) i cili nga autoritetet e sigurisë së Kosovës por edhe nga vetë i pandehuri, konfirmohet se është drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar të BIA-s Serbe, e që në kuadër të punës së tij angazhohet me detyra në drejtim të Kosovës”, thuhet në konkludimin e dëshmive të lartcekura.
“Konkretisht nga veprimet e të pandehurit të mbështetura në provat e elaboruara si më lart, pa asnjë mëdyshje vërtetohet përtej dyshimit te bazuar mirë se i njëjti ka zbatuar një plan operativ të BIA që kishte për qëllim cenimin e integriteti të një zyrtari shtetëror të Republikës së Kosovës, i nacionaliteti serb, vetëm se ky i fundit ishte pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe se nuk dëshironte të ishte pjesë e planeve dhe operacioneve të BIA-s. Ndërsa për këto veprime i pandehuri edhe ishte paguar në shumën prej 5,000 euro. Ndërsa, sa i përket veprës penale të Shantazhit, kjo vërtetohet qartë po ashtu edhe me dëshmitë materiale të elaborurara më lart dhe të siguruara nga masat e veçanta të hetimit, deklaratën e të dëmtuarit, dëshmitarëve dhe vetë të pandehurit, në atë mënyrë që e ka detyruar të dëmtuarin të veprojë në dëm të pasurisë, duke i kërkuar shuma parash kinse në emër të huazimit, pasi qe e kishte kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime apo informacione që do t’ia dëmtonin reputacionin dhe imazhin publik”.
Sheholli analist në mediat e Kosovës, e në shërbim të Listës Serbe
Megjithëse nuk ishte i panjohur për veprimet e tij kontroverse, ai ka qenë shumë aktiv në jetën politike të Kosovës që nga paslufta, përfshirë në institucionet qeveritare. Ka qenë këshilltar politik e zëdhënës në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit në Qeverinë që drejtohej nga koalicioni LDK-AAK. Më pas ka qenë këshilltar i kryetarit të Graçanicës. Sheholli ka qenë i shumë herë i ftuar në televizionet e Kosovës në rolin e analistit politik. Ai është drejtues i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë. Sheholli në paraqitjet mediale e ka pranuar se ka dëshmuar në Gjykatën Speciale lidhur me vrasjen e babait të tij në vitin 1997.
E ndërkohë, atij i ishte siguruar imunitet i plotë nga autoritetet e Serbisë për lëvizje të papenguar brenda territorit të saj dhe qasje brenda institucioneve të sigurisë.
“Gjatë kontrollit të kryer më 09.10.2025 në banesën e tij, si dëshmi janë sekuestruar katër (4) dokumente të Republikës së Serbisë në emër të të pandehurit Fatmir Sheholli, përkatësisht dy pasaporta, një letërnjoftim i Republikës së Serbisë dhe një librezë e Ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Posedimi i këtyre dokumenteve serbe, dëshmon se të pandehurit, i është mundësuar lëvizja edhe në... territorin e Serbisë duke i lehtësuar mundësinë e realizimit të kontakteve dhe detyrave të ndërlidhura me veprimtarinë e BIA-s”, thuhet në raport.
Në aktakuzën ndaj tij përmendet lidhjet e ngushta me Listën Serbe, sidomos me personat që kontrollonin këtë subjekt dhe strukturat drejtuese komunale në veri, Milan Radoiçiqin e Zvonko Veselinoviqin.
επίσης
Από την Σερβική Ασφάλεια στο ταμείο KIA: Ποιος είναι ο Φατμίρ Σεχόλι, ύποπτος για κατασκοπεία;
“Në raport janë përfshirë gjithashtu një numër i konsiderueshëm i paraqitjeve publike të të pandehurit pas përfundimit të luftës, në media vendore dhe rajonale, ku ai ka mbështetur publikisht qëndrime në favor të një partie serbe “Listës Serbe” dhe të eksponentëve të saj politikë, duke sulmuar kundërshtarët politikë të kësaj partie, me pretendimet se janë kundër interesave të serbëve në Kosovë”, thuhet në aktakuzë. “Raporti në fjalë, i kushton rëndësi të veçantë edhe deklarimeve të të pandehurit lidhur me tani të kërkuarin me urdhër ndërkombëtar nga organet e drejtësisë në Kosovë, Milan Radoiçiqin, ku ai kishte shprehur publikisht besim në pafajësinë e tij në lidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit; kishte kërkuar që drejtësia t'i jepte mundësinë për ta dëshmuar pafajësinë dhe në paraqitje të tjera mediale, ndërsa e kishte portretizuar atë edhe si faktor me ndikim pozitiv në veriun e Republikës së Kosovës”.
Se i pandehuri Fatmir Sheholli ka promovuar narrative në mbështetje të interesave të tani të kërkuarit nga drejtësia kosovare, Milan Radoiçiq, sipas raportit, vërtetohet edhe në një emision televiziv në vitin 2023, ku i ai kishte zhvilluar një bisedë telefonike të transmetuar drejtpërdrejt me Milan Radoiçiqin në emisionin “Kojshia show”, gjatë së cilës kishte përcjellë deklarime lidhur me praninë e tij në territorin e Republikës së Kosovës, pavarësisht ekzistimit të masave të kërkimit nga organet e drejtësisë.