---
description: Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të  Kosovës (SBASHK) në konferencën për publikimin e doracakut për shpallje
title: "SBASHK-u nesër me protestë, Jasharaj: Kërkesat janë legjitime, moto është “Duam dialog social”"
image: https://resources.koha.net/images/2024/April/30/0412aeba-aff1-4f95-ae98-d3971b0cfa39.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# SBASHK-u nesër me protestë, Jasharaj: Kërkesat janë legjitime, moto është “Duam dialog social”

![Rrahman Jasharaj,,,IKD, SIndikatat - konferenca](https://resources.koha.net/images/2024/April/30/0412aeba-aff1-4f95-ae98-d3971b0cfa39.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Alban Bujari

- 30 prill 2024 14:26
- Shpërndaje në:

- 30 prill 2024 14:26
- Shpërndaje në:

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të  Kosovës (SBASHK) në konferencën për publikimin e doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme, tha se kërkesat e tyre në protestën e së mërkurës janë legjitime dhe se moto e protestës do të jetë “Duam dialog social”.

Në protestën që planifikohet të mbahet nesër me rastin e 1 Majit, do marrin pjesë të gjitha sindikatat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Protesta e nesërme është organizmi i bërë më së miri, do jetë kryetari i Sindikatave bashkë me anëtarët e kryesisë nga ato shoqatave, po ashtu nga niveli komunal gjithashtu, shtatë universitetet do të jetë një numër i konsiderueshëm, kërkesat janë legjitime”, tha Jasharaj.

Gjithashtu, kryetari i SBASHK-ut tha se motoja e protestës do të jetë “Duam dialog social” dhe se kërkesë e tyre do të jetë  “Qeveri realizo kërkesat tona, prandalo veprimet tjera sindikale”.

Po ashtu, Jasharaj njofton se kërkesë tjetër e protestës do të jetë rritja e koeficientit prej 30 për qind, dhe për kushte më të mira të punës për mësimdhënësit, pasi që kushtet që kanë tani ata, sipas Jasharajt, nuk i përkasin shekullit XXI.

[Edhe ![SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva](https://resources.koha.net/images/2025/January/09/0cfc1749-f0ca-4e50-b5a1-bc4ec68e224f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 sht 2025 SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva](https://www.koha.net/arberi/sbashk-u-paralajmeron-qeverine-rritje-pagash-ose-veprime-sindikale-sperjashtohet-greva)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe me Sindikatën e Bashkuar, të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), me përkrahje të Programit për Angazhim Qytetar, të martën publikuan “Doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme”.

E për “Ekonomia Online”, Jasharaj tha se në protestën e nesërme do të jenë mbi 1000 persona. 

[#Rrahman Jasharaj](https://www.koha.net/tag/rrahman-jasharaj) [#SBASHK](https://www.koha.net/tag/sbashk) [#1 maji](https://www.koha.net/tag/1-maji) [#IKD](https://www.koha.net/tag/ikd)

Artikuj të ngjashëm

- [![SBASHK-u s’i përjashton protestat e grevat në shtator, e kritikon Qeverinë për mungesë dialogu](https://resources.koha.net/images/2025/July/18/2ffe72b0-3c4e-484a-b96e-9e38eff39c73.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 18 kor 2025 SBASHK-u s’i përjashton protestat e grevat në shtator, e kritikon Qeverinë për mungesë dialogu](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/sbashk-u-si-perjashton-protestat-e-grevat-ne-shtator-e-kritikon-qeverine-per-mungese-dialogu)
- [![Jasharaj paralajmëron greva nëse kërkesat s'u përmbushen nga qeveria e re](https://resources.koha.net/images/2025/January/09/0cfc1749-f0ca-4e50-b5a1-bc4ec68e224f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 jan 2025 Jasharaj paralajmëron greva nëse kërkesat s'u përmbushen nga qeveria e re](https://www.koha.net/arberi/jasharaj-paralajmeron-greva-nese-kerkesat-su-permbushen-nga-qeveria-e-re)
- [![SBASHK-u e kërcënon Qeverinë me grevë në arsim](https://resources.koha.net/images/2024/December/03/2478347e-c205-475a-890c-24744c35dc97.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 3 dhj 2024 SBASHK-u e kërcënon Qeverinë me grevë në arsim](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/sbashk-u-e-kercenon-qeverine-me-greve-ne-arsim)
- [![SBASHK-u do të mbajë protestë më 4 dhjetor](https://resources.koha.net/images/2023/July/16/jasharaj1689491601.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 1 dhj 2024 SBASHK-u do të mbajë protestë më 4 dhjetor](https://www.koha.net/arberi/sbashk-u-do-te-mbaje-proteste-me-4-dhjetor)

[Kronikë.]() [Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-albert-sylaj-i-dyshuari-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Vrasja e Zekajt, Sijarina: Komisioni hetimor strategji e Qeverisë për të blerë kohë](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-zekajt-sijarina-komisioni-hetimor-strategji-e-qeverise-per-te-blere-kohe)

[Futboll.]() [Sabitzer ia siguron Dortmundit fitoren](https://www.koha.net/futboll/sabitzer-ia-siguron-dortmundit-fitoren)

[Futboll.]() [Kolni kalon tutje, El Mala shkëlqen me dy gola](https://www.koha.net/futboll/kolni-kalon-tutje-el-mala-shkelqen-me-dy-gola)

[Futboll.]() [Como vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/como-vazhdon-me-fitore)

[Futboll.]() [Roma kthehet te fitorja](https://www.koha.net/futboll/roma-kthehet-te-fitorja)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"SBASHK-u nesër me protestë, Jasharaj: Kërkesat janë legjitime, moto është “Duam dialog social”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/sbashk-u-neser-me-proteste-jasharaj-kerkesat-jane-legjitime-moto-eshte-duam-dialog-social","datePublished":"2024-04-30T14:26:04+02:00","dateModified":"2026-07-11T06:40:03+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":304,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të  Kosovës (SBASHK) në konferencën për publikimin e doracakut për shpallje","url":"https://www.koha.net/arberi/sbashk-u-neser-me-proteste-jasharaj-kerkesat-jane-legjitime-moto-eshte-duam-dialog-social","keywords":"Rrahman Jasharaj, SBASHK, 1 maji, IKD","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/April/30/0412aeba-aff1-4f95-ae98-d3971b0cfa39.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
