KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η σύνοδος κορυφής της Μπούντβα στοχεύει στην ενίσχυση των περιφερειακών συμφωνιών

samiti i "Procesit te Belinit"

Φωτογραφία: Αρχείο

Një ditë para Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, nga Kosova kanë shprehur pritshmëri për marrëveshje të reja që do të avanconin bashkëpunimin rajonal. Por, njohësit kanë thënë se sfidë vazhdon të mbetet zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, përfshirë ato për lëvizjen e lirë dhe integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Mali Zi të enjten do të jetë nikoqir i Samitit të Procesit të Berlinit, në të cilin do të marrin pjesë kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian. 

Të mërkurën për në Mal të Zi ka udhëtuar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Në kuadër të Samitit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, sikurse me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh”, ka bërë të ditur Qeveria, nëpërmjet një njoftimi.

Përpos Kurtit, në Budvë, të enjten, do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Gjuro Macut.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka shprehur pritjen që samiti të shërbejë për zhbllokimin e marrëveshjeve të arritura më herët, por edhe për arritjen e marrëveshjeve të reja në interes të vendeve të rajonit.

“Ky samit i ri i Procesit të Berlinit, e para është të shtyjë përpara të gjitha marrëveshjet që janë të bllokuara nga shtetet e tjera, por edhe të kontribuojë në kuadër të marrëveshjeve të reja eventuale që mund të jenë me benefit për rajonin”, ka thënë Gashi.

E drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Njomza Arifi, thotë se pritjet nga samiti lidhen pikërisht me avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin ekonomik. 

Por, Arifi thotë se nisma përballet edhe me sfida.

“Testi kryesor mbetet zbatimi i marrëveshjeve që janë bllokuar ndër vite e që janë arritur në kuadër të procesit të Berlinit, sepse është shumë e rëndësishme që zotimet politike të mos mbesin të tilla, vetëm deklarative, por edhe të prodhojnë rezultate konkrete”, ka thënë Arifi.

Pavarësisht marrëveshjeve, Serbia vazhdon të krijojë vështirësi në njohjen e diplomave universitare të lëshuara nga institucionet arsimore në Kosovë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina nuk lejon hyrjen e shtetasve të Kosovës vetëm me letërnjoftim.

Profesoresha universitare, Viona Rashica, vlerëson se vëmendje të veçantë këtë vit do të kenë edhe sfidat ekonomike të shteteve të rajonit.

“Duke pasur parasysh agjendën e këtij viti, pritet që vëmendje e veçantë t’u kushtohet rritjes ekonomike, konkurrueshmërisë dhe sigurisë, si fusha me rëndësi të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. Megjithatë, suksesi i samitit nuk duhet të matet vetëm me deklarata politike, por mbi të gjitha me zbatimin e marrëveshjeve”, ka thënë Rashica.

Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 dhe është një nismë diplomatike që për synim ka thellimin e bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.