---
description: Skender Sadiku, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal i Mitrovicës së Veriut, ka thënë se me hapjen e Urës së Ibrit situata do të shkonte më afër normalizimit.Ai
title: "Sadiku: Është shtuar numri i njësiteve të KFOR-it e EULEX-it në Urën e Ibrit"
image: https://resources.koha.net/images/2024/April/01/d45cc544-e7b0-4ea0-b1cc-b5b0ee5fe6b7.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Sadiku: Është shtuar numri i njësiteve të KFOR-it e EULEX-it në Urën e Ibrit

- 2 gusht 2024 17:50
- Shpërndaje në:

- 2 gusht 2024 17:50
- Shpërndaje në:

Skender Sadiku, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal i Mitrovicës së Veriut, ka thënë se me hapjen e Urës së Ibrit situata do të shkonte më afër normalizimit.

Ai ka thënë se kjo urë tash e 25 vjet është shndërruar më shumë në urë të ndarjes, ndërsa nuk sheh vullnet për të kundërtën – normalizim.

“Sipas nesh, ura duhej të hapej në kohë edhe më të hershme, por më mirë vonë se kurrë. Hapja e urës do t’i afrohej më shumë normalizimit. Ne kemi dhënë hapin e parë si asamble dhe është dhënë përgjegjësia tek akterët e tjerë. Kjo urë është shndërruar në urë më tepër simbol i ndarjes. Në periudhën 25-vjeçare kanë qenë shumë kreativë në ndarjen e qytetit, kurse nuk po shoh vullnet e kreativitet në normalizim”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Sadiku ka shtuar se kohën e fundit ka pasur rritje të numrit të njësiteve të KFOR-it dhe tjerëve në urë. Ai ka pohuar se kjo ka lidhje me çështjen e hapjes së urës, si çështje që kohën e fundit është rikthyer në qendër të vëmendjes.  

“Po shohim lëvizje është numër më i madh i njësiteve të KFOR-it, EULX-it, ka karabinierë më të koncentruar në urë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, qytetarët serbë janë për hapjen e urës.

Sadiku ka bërë thirrje që hapja e urës të bëhet pa pompozitet, ndërsa para hapjes ai ka bërë një apel.

[Edhe ![S’ka datë për hapjen e urës mbi Ibër, BE-ja përsërit kërkesën për koordinim Qeveri-komuna](https://resources.koha.net/images/2026/August/21/5112b258-eac2-4ec8-8488-dd35b0747a03.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 gus 2026 S’ka datë për hapjen e urës mbi Ibër, BE-ja përsërit kërkesën për koordinim Qeveri-komuna](https://www.koha.net/arberi/ska-date-per-hapjen-e-ures-mbi-iber-be-ja-perserit-kerkesen-per-koordinim-qeveri-komuna)

“Në dy pjesët e Ibrit ka akoma parulla që janë kundër etnive, që para se të hapet ura të pastrohen prej parullave. Në veri në cepin ku është xhamia në çirilicë është sot një parullë ku madhërohet Radko Mladiq që është kriminel i luftës dhe është mirë të zbardhet ura të lyhet”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që institucionet të punojnë për integrimin e serbëve.

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe ai i BE-së të premten kanë takuar kryeministrin Albin Kurti të cilit ia kanë përcjellë qëndrimin për këtë çështje. Këto shtete bashkë me NATO-n thonë se aktualisht nuk e mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës. E, kryeministri Kurti ka insistuar se ura duhet të hapet.

[#ura e ibrit](https://www.koha.net/tag/ura-e-ibrit) [#mitrovice](https://www.koha.net/tag/mitrovice) [#qeveria](https://www.koha.net/tag/qeveria) [#quint](https://www.koha.net/tag/quint)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vuçiq thotë se ndërhyri që të mos lejohet hapja e Urës së Ibrit](https://resources.koha.net/images/2026/August/10/5b41786b-2182-4980-af0e-beaebe74ddd7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 11 gus 2026 Vuçiq thotë se ndërhyri që të mos lejohet hapja e Urës së Ibrit](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/vuciq-thote-se-nderhyri-qe-te-mos-lejohet-hapja-e-ures-se-ibrit)
- [![Ndërron roje ura që simbolizonte ndarjen dhe bashkimin](https://resources.koha.net/images/2026/August/10/5b41786b-2182-4980-af0e-beaebe74ddd7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 gus 2026 Ndërron roje ura që simbolizonte ndarjen dhe bashkimin](https://www.koha.net/arberi/trazirat-e-marsit-barrikadat-ures-se-tensionit-qe-do-i-ofroje-siguri-policia-e-kosoves)
- [![Paralajmërimi dhe zmbrapsja nga hapja e urës qendrore në Mitrovicë](https://resources.koha.net/images/2024/May/30/35d609b3-144f-4569-bb46-bafee5cc7b09.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 jan 2025 Paralajmërimi dhe zmbrapsja nga hapja e urës qendrore në Mitrovicë](https://www.koha.net/arberi/paralajmerimi-dhe-zmbrapsja-nga-hapja-e-ures-qendrore-ne-mitrovice)
- [![Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në veri presin që palët të pajtohen për hapjen e urës](https://resources.koha.net/images/2024/June/17/9ae2f79f-783b-41b3-b9de-e36f36323575.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 gus 2024 Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në veri presin që palët të pajtohen për hapjen e urës](https://www.koha.net/arberi/perfaqesuesit-politike-te-shqiptareve-ne-veri-presin-qe-palet-te-pajtohen-per-hapjen-e-ures)

[Showbiz.]() [“The Greatest”: Muhammad Ali, nga legjenda e boksit tek ikona e drejtësisë](https://www.koha.net/showbiz/the-greatest-muhammad-ali-nga-legjenda-e-boksit-tek-ikona-e-drejtesise)

[Rajon.]() [Biznesmeni i dënuar në SHBA për raketat e Koresë së Veriut zotëron kompani armësh në Republikën Sërpska](https://www.koha.net/rajon/biznesmeni-i-denuar-ne-shba-per-raketat-e-korese-se-veriut-zoteron-kompani-armesh-ne-republiken-serpska)

[Futboll.]() [Pas humbjes nga Reali, Barça “shpërthen” ndaj Alavesit](https://www.koha.net/futboll/pas-humbjes-nga-reali-barca-shperthen-ndaj-alavesit)

[Futboll.]() [“Derby della Madonnina” i takon Milanit](https://www.koha.net/futboll/derby-della-madonnina-i-takon-milanit)

[Futboll.]() [Autogol nga Hajrizi, gol nga Nivokazi](https://www.koha.net/futboll/autogol-nga-hajrizi-gol-nga-nivokazi)

[Kronikë.]() [Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve në veri](https://www.koha.net/kronike/informacionet-e-qytetareve-cojne-ne-sekuestrimin-e-armeve-ne-veri)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Sadiku: Është shtuar numri i njësiteve të KFOR-it e EULEX-it në Urën e Ibrit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/sadiku-eshte-shtuar-numri-i-njesiteve-te-kfor-it-e-eulex-it-ne-uren-e-ibrit","datePublished":"2024-08-02T17:50:28+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:40:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":408,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Skender Sadiku, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal i Mitrovicës së Veriut, ka thënë se me hapjen e Urës së Ibrit situata do të shkonte më afër normalizimit.Ai","url":"https://www.koha.net/arberi/sadiku-eshte-shtuar-numri-i-njesiteve-te-kfor-it-e-eulex-it-ne-uren-e-ibrit","keywords":"ura e ibrit, mitrovice, qeveria, quint","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/April/01/d45cc544-e7b0-4ea0-b1cc-b5b0ee5fe6b7.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
