KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ο αριθμός των αλλοδαπών που διαμένουν στο Κοσσυφοπέδιο για να εργαστούν αυξάνεται

Εργάτης οικοδομών (Φωτογραφία: Driton Paçarada)

Φωτογραφία: Εικονογράφηση

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Numri i të huajve që vijnë në Kosovë për të punuar po rritet. Bazuar në draftin e Strategjisë së migracionit referuar periudhës 2026-2030, të cilin këtë javë e ka finalizuar Ministria e Punëve të Brendshme, në periudhën janar-qershor janë lëshuar mbi 6 mijë lejeqëndrime, prej të cilave 53 për qind për qëllime pune.

Gjithnjë e më shumë të huaj po vijnë në Kosovë për të punuar.

Të dhënat e draft-strategjisë së migracionit për periudhën 2026-2030 tregojnë se imigrimi për arsye punësimi është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Në 2021-tën ishin 2 mijë e 122, ndërkaq në 2025-tën ky numër është dyfishuar duke shkuar në 5 mijë e 87.

Trendi i rritjes së numrit të të huajve që kanë siguruar qëndrim në Kosovë për arsye pune, është parë edhe në gjashtëmujorin e parë të 2026-s.

“Lejeqëndrimet për arsye punësimi përbënin rreth 56% të të gjitha lejeve të lëshuara në vitin 2025, duke treguar se tregu i punës është një nga motivet kryesore të imigrimit. Ndërkohë, trendi i rritjes së kërkesave vazhdon edhe në vitin 2026, ku vetëm në 6 muaj (Janar-Qershor 2026) janë lëshuar 6,174, lejeqëndrime, prej tyre 3,271 apo 53% për qëllime pune”, thuhet në draft-strategjinë për migracion 2026-2030.

επίσης Ο Δήμος της Πρίστινα πραγματοποιεί παράνομες εργασίες μπροστά από την Εθνική Βιβλιοθήκη Arberi Ο Δήμος της Πρίστινα πραγματοποιεί παράνομες εργασίες μπροστά από την Εθνική Βιβλιοθήκη

Rritja e numrit të punëtorëve të huaj të punësuar pasqyrohet edhe në raportet e bizneseve: rreth 18 për qind e tyre tashmë kanë punëtorë të huaj, kryesisht në grupe të vogla nga 1 deri në 10 punëtorë, dhe 34 për qind planifikojnë të rekrutojnë në të ardhmen.

Në draft-strategji është theksuar se në përgjithësi, imigracioni për arsye punësimi po bëhet një komponent kyç i dinamizmit të tregut të punës në Kosovë.

“Trendet aktuale tregojnë se ky do të jetë një zhvillim i vazhdueshëm, duke kërkuar politika dhe mekanizma të qartë për të menaxhuar flukset migratore dhe për të siguruar integrimin e qëndrueshëm të punëtorëve të huaj”, thuhet në draf-strategji.

Imigrantët për arsye punësimi në Kosovë përbëhen kryesisht nga të rinj, të gjinisë mashkullore. Sa i përket përgatitjes arsimore të tyre, shumica kanë arsim fillor ose të mesëm. Vetëm 10 për qind kanë diplomë universitare dhe 5 për qind posedojnë master.

Shumica e imigrantëve janë nga vendet e rajonit, përfshirë Turqinë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa një pjesë e konsiderueshme edhe nga shtete të Azisë, si Bangladeshi dhe Filipinet.

επίσης Οι μετανάστες φεύγουν με παράπονα για την πολιτική κατάσταση και ελπίζουν να επιστρέψουν Arberi Οι μετανάστες φεύγουν με παράπονα για την πολιτική κατάσταση και ελπίζουν να επιστρέψουν

“Ky profil tregon se imigrantët në Kosovë janë kryesisht të rinj, meshkuj, me arsim të mesëm dhe të orientuar drejt tregut të punës, duke ofruar potencial të rëndësishëm për ekonominë dhe sektorët që kërkojnë punëtorë të huaj”, thuhet në draft-strategji.

Drafti i strategjisë ofron të dhëna edhe për migrimin e parregullt, për të cilin thuhet se është i menaxhueshëm. Në të theksohet se për Kosovën, ky fenomen paraqitet në disa dimensione: si vend origjine i qytetarëve që përballen me refuzime ose qëndrim të parregullt në hapësirën BE/Schengen; dhe si territor tranzit për shtetas të vendeve të treta që ndjekin rrugët e flukseve të përziera migratore të përzier në Ballkanin Perëndimor.