KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Νεολαία του PDK περικυκλώνει την κυβέρνηση με ταινία κινδύνου: Ο Κούρτι θέτει σε κίνδυνο το κράτος

Νεολαία του PDK περικυκλώνει την κυβέρνηση με ταινία κινδύνου: Ο Κούρτι θέτει σε κίνδυνο το κράτος

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës e ka rrethua objektin e Qeverisë me shiritin e rrezikshmërisë, në mënyrë simbolike, për të ngritur shqetësimin për atë që e kanë cilësuar si shkelje të Kushtetutës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i saj, Albin Kurti.

Në një konferencë për media, sekretari organizativ i RDK-së, Altin Gjata, ka thënë se shiriti është vendosur si alarm për mënyrën e qeverisjes.

“Shiritin e rrezikshmërisë po e vendosim aty ku e ka vendin, në një zonë ku çdo ditë po kryhet një krim ndaj Republikës së Kosovës. Dhe nuk bëhet fjalë për çfarëdo krimi, por për një nga shkeljet më të rënda që mund t’i bëhet shtetit tonë: shkeljen e Kushtetutës dhe rrezikimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Mesazhi ynë është i qartë: asnjë individ, asnjë grup dhe asnjë parti politike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mbi Republikën e Kosovës. Sepse një pushtet pengmarrës që del jashtë kufijve kushtetues është rrezik për secilin qytetar dhe për vetë shtetin”, ka thënë ai.

PDK-ja e akuzon Kurtin dhe disa anëtarë të kabinetit të qeverisë në detyrë se po ushtrojnë jashtëligjshëm postet, duke marrë parasysh se më 6 gusht janë betuar si deputetë të rinj.

“Ndërsa Kuvendi mbetet ende i pakonstituuar, si pasojë e bllokadës së shkaktuar nga vet Albin Kurti dhe LVV. Kur institucionet i nënshtrohen vullnetit të një grupi partiak me mendësi uzurpuese, në shpërputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, demokracia vihet në rrezik dhe shteti rrëshqet drejt anarkisë”, ka thënë Gjata.

PDK-ja dhe Aleanca po mbajnë aksione të përditshme me kërkesën për mbajtjen e seancës konstituive për legjislaturën e 11-të të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Megjithatë, edhe pse afati 30 ditor i paraparë në Kushtetutë ka kaluar, Kuvendi nuk po mblidhet më pas kërkesës së Kurtit për më shumë kohë për negocim. Ai po negocion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për postin e presidentit. Sipas Kurtit, pa një marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, nuk i shmang zgjedhjet e reja.