Το VV αναμένει ότι οι αλλαγές στην Ειδική Εισαγγελία θα φέρουν αποτελέσματα στην υπόθεση NPB
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka shprehur pritjen që ndryshimi në udhëheqësinë e Prokurorisë Speciale të Kosovës të reflektojnë edhe në rastin e projektit të shumëpërfolur të Ndërmarrjes Publike Banesore.
Këtë rast, Azemi e ka cilësuar si një prej skandaleve më të mëdha. Azemi ka deklaruar se kompanitë bashkinvestuese janë themeluar një ditë para se të aplikojnë për tender e madje një nga to ka qenë e barnave.
Në vitin 2021, NPB-ja lidhi një marrëveshje për bashkinvestim me një konsorcium të përbërë nga tri kompani. Tri kompanitë kishin nënshkruar më herët një memorandum për bashkëpunim dhe u përzgjodhën si investitorë për projektin e ndërtimit në Lakërishtë.
“Unë uroj që ndryshimet që kanë ndodhë tash në Prokurorinë Speciale të reflektojnë dhe shohim rezultate edhe te ky projekt, sepse është një ndër skandalet më të mëdha që kanë ndodhur me pronën publike në Prishtinë. Dëshmitë janë fare të qarta, ka fituar një konsorcium për të ndërtuar në pronë publike që është themeluar një ditë para se të aplikojë. Njëra prej kompanive të përfshira ka qenë e barnave e që nuk ka pasur lidhje me ndërtim”, ka thënë Azemi në emisionin “tre8tre” në KTV.
Azemi ka thënë se edhe vendimi i Gjykatës për të bllokuar xhirollogarinë e NPB-së nuk ka qenë i drejtë.
Gjykata Komerciale e ka obliguar ndërmarrjen në fjalë t’ua paguajë 32.5 milionë euro në emër të fitimit të humbur tri kompanive bashkinvestuese.
“Gjithçka ka qenë marrëveshje e negociuar e që është prezantuar si një hap i mirë për ndërmarrjen, që e humbte realisht pronën e saj. Edhe vendimi i Gjykatës konsiderojmë që ka qenë i padrejtë duke ia bllokuar xhirollogaritë dhe duke e dënuar NPB-në për anulimin e këtij projekti. Uroj që tashmë Gjykata Supreme ta mbrojë interesin publik. Si mos të dënohet askush që e ka iniciuar këtë projekt”, është shprehur Azemi.
Si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë bankare, që dy muaj punëtorët e NPB-së kanë mbetur pa paga.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se vendimin për bllokimin e xhirollogarisë bankare sot e ka dërguar në Gjykatën Supreme. Ai ka kërkuar nga Supremja që kjo çështje të trajtohet me prioritet sepse janë të përfshira rreth 350 familje.
Javën e shkuar, Këshilli Prokurorial shkarkoi Blerim Isufajn nga posti i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale me arsyetimin për mungesë efikasiteti e keqmenaxhim. Ήταν το πρόσωπο που έχει επικριθεί περισσότερο στην Εισαγγελία από το κυβερνών Κίνημα Vetëvendosje. Ο Isufaj ψηφίστηκε από το Εισαγγελικό Συμβούλιο για Γενικός Εισαγγελέας του Κράτους, αλλά εκείνη την εποχή η διαδικασία παρέμεινε σε αναστολή και δεν είχε διαταχθεί από τον πρώην Πρόεδρο Vjosa Osmani.