Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se niveli qendror po i falimenton komunat.
Në një postim në Facebook ka shkruar se komunat e Kosovës po përballen me pengesa, të cilat ai i ka konsideruar si të pashembullta. Ka shkruar se nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin financiar.
“Niveli qendror praktikisht po i falimenton komunat. Komunat e Kosovës po përballen me pengesa të pashembullta. Jo vetëm në aspektin financiar, komunat janë nën një presion të paparë nga Qeveria qendrore. Në kundërshtim të plotë me Ligjin për VetëQeverisje Lokale, Qeveria e pamandat po i sakaton komunat. Mos-konstituimi i Kuvendit është bllokadë e re e shtetit nga Vetëvendosje”, ka shkruar ai.
Sipas tij, në Kuvend, deputetët do të duhej të ishin duke debatuar pikërisht për këtë temë, por ka deklaruar se bllokada është bërë disashtresore.
“Sot do të duhej të ishim duke debatuar në Kuvend për këtë bllokim të komunave. Por, bllokada është bërë disa shtresore tashmë”, ka shkruar ai.
-
Το PDK συναντιέται ξανά ενώπιον της κυβέρνησης, κατηγορώντας τον Κούρτι ότι κρατάει όμηρο το κράτος
-
Η θερμοκρασία στο Κόσοβο σήμερα θα φτάσει τους 34 βαθμούς Κελσίου
-
Κότσι: Το κράτος θα πρέπει να εμπλακεί περισσότερο στην προστασία των πολιτών του Κοσσυφοπεδίου που συνελήφθησαν στη Σερβία
-
Οι ασθενείς με καρκίνο πρέπει να αγοράζουν οι ίδιοι το φάρμακο Bleomycin
-
Ετυμηγορία: Ο πρώην υπουργός Shala γνώριζε πότε ευνοούσε την επιχείρηση μπατζανάκ