KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ράμα: Αυτό που συμβαίνει δεν είναι σύμπτωση, η κατάσταση ομηρίας στην πόλη δεν έχει καμία σχέση με τα αστικά προβλήματα

Έντι Ράμα

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur se studentët nu qëndrojnë prapa protestave atje duke e akuzuar opozitën sërish për to. Mëngjesin e së premtes ai ka qëndruar para një kioske e cila është djegur e shkatërruar një ditë më parë. 

Rama ka thënë se protesta s’ka të bëjë me probleme apo aspirata të dikujt, por se prapa saj, sipas tij, fshihet dikush tjetër. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për durim dhe qëndresë përballë protestave të shoqëruara me akte dhune.

Ndërsa ka pohuar se ekzistojnë probleme me të cilat përballen qytetarët dhe se ato do të adresohen. 

“Si mund të jenë studentët? Si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë? Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit me maska nuk ka të bëjë fare me hallet, me problemet, me aspiratat legjitime të gjithkujt që do një jetë më të mirë. E gjitha kjo është po ajo dorë, po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare dhe që e ka djegur dhe shkatërruar jo një herë Shqipërinë dhe që është gati ta djegë e shkatërrojë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara në një luftë qorre ku urrejtja, urrejtja më e verbër dhe ku flakët e ndasisë janë e vetmja dritë arsyeje”, ka thënë ai përmes videos në Facebook.

Rama nuk e ka quajtur rastësi shpërthimin e protestave kur Shqipëria ka mbyllur edhe një kapitull në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “E gjithë kjo që po ndodh nuk është rastësi”, ka theksuar ai. 

“Si mund të nxiten të miturit, të vënë maska, të shkulin trotuaret që shtrohen dhe mirëmbahen përditë me taksat tuaja dhe të qëllojnë policinë. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke i hedhur në rrugë si një lukuni e verbër për agjendën tjetërkujt? Dora e mbrapshtë, dora e vjetër, dora e keqe që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim në fakt që nga viti 1912 dhe që e dimë shumë mirë se e kujt është prej 30 e kusur vitesh, sot mbështetet dhe nga duart të tjera, duar të huaja, duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, nuk e duan Shqipërinë të shohë drejtë, të ecë përpara dhe të merret çdo ditë me problemet e saj për t’u përmirësuar, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të familjes së bashkuar europiane, që nuk e duan Shqipërinë aty ku ajo do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe nga zgjedha e zgjedhjes së detyruar”.

Ndërkohë, protestat e studentëve janë shoqëruar me përplasje me Policinë, djegie dhe dëmtime të pronës publike e private. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë turmat dhe për të vënë situatën nën kontroll. Ndërkaq, 16 personat e arrestuar pas protestës së 13 tetorit pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre.

 

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
Διαμαρτυρία

Η Αλβανία υπό διαμαρτυρίες